Një udhëheqës kurd si president i shtetit – portret i presidentit të ri të Irakut | Bota | DW | 09.04.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Një udhëheqës kurd si president i shtetit – portret i presidentit të ri të Irakut

Sot mbushen dy vjet nga rrëzimi i Sadam Huseinit .Pas bisedimeve shumëjaveshe për president të Irakut, parlamenti irakian zgjodhi Xhalal Talabanin për president të shtetit të merkurën (më 7 prill). Talabani ishte përfaqësues i minoritetit kurd në Irak. Nacionalisti i zjarrtë kurd dhe shefi i „Unionit patriotik të Kurdistanit“ (PUK) bëhet president i një shteti, të cilin ai e ka luftuar me dekada.

72-vjeçari Xhelal Talibani nuk është vetëm më i moshuari, por edhe
udhëheqësi më prominent i kurdëve të Irakut, edhe pse ai udhëheq „Unionin
patriotik të Kurdistanit“ (PUK), i cili që formuar në vitin 1975 në Berlinin
Perëndimor, duke u shkëputur nga Partia Demokratike Kurde (KDP).

Juristi Talibani ia doli që të profilizoj vetën dhe PUK-un që ai drejtonte
përmes një pokeri politik, duke u shndërruar në faktor më rëndësi në
Kurdistanin irakian, ku, përveç udhëheqësit legjendar Mustafa Berzani,
udhëheqës i KDP-së, nuk gëzonte tjetër njeri mbeshtetje. Si student në
Berlin, Talabani i takonte Organizatës se studentëve në kuadër të KDP-së. Në
vitet e 60-ta u angazhua në kryengritjen kurde kundër presidentit Kassem. Me
pasuesin e Kassemit , Aref, zhvilloi bisedime. Këtu lindi shkaku për mosbesim
ndaj Talabanit dhe prandaj erdhi më vonë përçarja në KDP. Talabani ia doli
të bëhet anëtar i qeverisë qendrore dhe mori pjesë edhe në shkatërrimin e
KDP-së në vitin 1970.

Pesë vite më vonë atij iu bë e qartë se Bagdati nuk është i gatshëm t’ua
njoh kurdëve, të paktën autonominë, të cilën e kishin kërkesë permanente.
Prandaj Talabani i filloi sërish betejën kundër Bagdatit, tani duke qenë
udhëheqës i partisë se re PUK që qe formuar rishtas. Përgjigja e Bagdati qe
e fortë dhe brutale, duke praktikuar edhe sulme me gas helmues në krahinën
kurde Halabxha në vitin 1988, me ç’rast vdiq pothuajse e gjithë popullsia.
Talabani u detyrua të arratiset në Iran, edhe pse vazhdimisht i ka luftuar
kurdet, por që tani e trajtuan si aleat të mirëseardhur kundër Sadam
Hyseinit.

Ithtarët e Talabanit dhe të Massud-it, djalit të Barzanit, i cili në
ndërkohë udhëheqte KDP-në, gjatë viteve në vazhdim luftuan brutalisht
njëri-tjetrin për shkak të konkurrencës për pushtet. Vetëm në vitin 1998
Uashingtoni ia doli që t’i ul në bisedime grupet e armiqësuar, duke i bindur
që të bëjnë paqe mes tyre.

GaDishmëria e kurdeve për këtë pajtim qe ushqyer nga shpresa se Uashingtoni
do t'ua shpaguaj atyre me pavarësin më të madhe kurde në Irak. Por Uashingtoni
ua bëri të qartë para luftës se Irakut, se nuk kishte ndërmend t’i ndihmonte
më shumë se sa që të fitonin një autonomi në kuadër të Irakut, të cilën ua
siguroi përmes „zonës se ndaluar të fluturimeve ajrore“ në Irakun verior, pas
luftës se Kuvajt-it.Siç duket, Talabani po e akcepton edhe tani këtë lloj autonomie. Gjithashtu edhe kundërshtari i tij Barazani. Kusht me rëndësi, që Talabani të zgjidhet
President i Irakut, ishte edhe kompromisi që Barazani të bëhet udhëheqës i
krahinës kurde në Irakun verior.


  • Data 09.04.2005
  • Autor Pter Philipp
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArPo
  • Data 09.04.2005
  • Autor Pter Philipp
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArPo
Reklamë