Një udhëheqës fetar në SHBA kërkon vrasjen e presidentit | Bota | DW | 24.08.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Një udhëheqës fetar në SHBA kërkon vrasjen e presidentit

Predikuesi televiziv Pat Robertson ka bërë thirrje hapur gjatë një transmetimi për vrasjen e presidentit venezuelas Hugo Chavez. Chavez është një "armik i rrezikshëm" i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, tha të hënën në shfaqjen e tij televizive "The 700 Club" ish-kandidati për president të SHBA, tani 75 vjeçar. Qeveria amerikane është distancuar nga deklaratat e predikuesit televiziv. Nga Uashingtoni një informacion i Arthur Landwehr.

President i Venezuelës Hugo Chavez (djathtas) dhe emiri i Katarit gjatë një takimi në Brazil

President i Venezuelës Hugo Chavez (djathtas) dhe emiri i Katarit gjatë një takimi në Brazil

Hugo Chavez, presidenti i Venezuelës, nuk është mik i qeverisë amerikane. Herë pas here Chavezi e ka akuzuar atë se po planifikon një atentat ndaj tij për ta vrarë. "Në qoftë se ai e beson këtë gjë, atëherë ta bëjmë më në fund", është shprehur tani ish-kandidati për president të Shteteve të Bashkuara Pat Robertson duke shkaktuar një stuhi politike në Uashington.

Prifti protestant njëkohësisht predikues televiziv është deri më sot një ndër udhëheqësit kryesorë dhe më me ndikim të së djathtës politiko-fetare në SHBA. Platforma e tij është prej shumë vitesh "Klubi 700", seria kryesore televizive fetare e stacionit televiziv "Christian Broadcasting Network". Në këtë emision e kërkoi Roberstoni shprehimisht vrasjen e Hugo Chavezit.

"Ne e kemi mundësinë ta eliminojmë atë dhe besoj se ka ardhur koha që ta ushtrojmë këtë aftësi."

Argumentimi i tij: Chavezi, i cili deri të hënën qëndroi për një vizitë miqësore në Kubë, i hap derën drejt Amerikës komunizmit dhe islamizmit. Dhe ai vazhdon: Duke qenë se Chavez kontrollon një pjesë të konsiderueshme të rezervave botërore të naftës dhe kështu edhe të importeve amerikane të energjisë, ai përbën një rrezik për interesat e SHBA.

"Ne nuk kemi nevojë për një luftë tjetër 200 miliardë dollarëshe për të qëruar një diktator me grusht të hekurt."

Reagimi si nga ministria e mbrojtjes ashtu edhe nga ajo e jashtme: Nuk ka plane për atentat kundër Chavezit. Kjo është edhe kundër ligjit. Dhe me këtë rast: Pat Robertson është person privat, jo më shumë.

"Ne nuk kemi të njëjtat pikëpamje dhe shprehjet e tij janë të papërshtatshme", thotë zëdhënësi i ministrisë së jashmte Sean McCormack.

Por konflikte ka pasur jdhe vazhdon të ketë midis Venezuelës dhe SHBA. Kur në vitin 2002 Chavezi u duk se e kishte humbur postin në sajë të një grushti shteti, qeveria e Bushit e përshëndeti këtë publikisht. Edhe kjo shkaktoi një ngrirje në marrëdhënie. Në të njëjtën kohë SHBA blejnë 8 për qind të nevojave të tyre për naftë nga Venezuela dhe një ndalje e livrimeve do të ishte fatale për ekonominë.

Sipas agjencisë së lajmeve Associated Press zëvendëspresidenti i Venezuelës po shqyrton ndërmarrjen e hapave ligjore. Mënyra se si reagon qeveria amerikane ndaj Robertsonit tregon se sa seriozisht e kanë amerikanët me retorikën e tyre antiterror, thotë zëvendëspresidenti.

  • Data 24.08.2005
  • Autor Arthur Landwehr
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArOH
  • Data 24.08.2005
  • Autor Arthur Landwehr
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArOH
Reklamë