Një procedurë zgjedhjeje jo transparente | Politika | DW | 01.06.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Një procedurë zgjedhjeje jo transparente

Bushi propozon ish-zv-ministrin e jashtëm Zoellick si shef të Bankës Botërore

Ndërtesa e Bankës Botërore në Uashington

Ndërtesa e Bankës Botërore në Uashington

Dy javë dorëheqjes së Paul Volfovicit nga posti si shef i Bankës Botërore, presidenti i ShBA, Xhorxh Bush ka emëruar një pasardhës. 53 vjeçari Robert Zoellick do të marrë përsipër këtë post nga korriku. Me këtë emërim Bushi e ka injoruar dëshirën, që procedura e zgjedhjes për postin më të lartë të kësaj organizate ndërkombëtare të jetë më transparente. Megjithatë vendimi i Bushit duhet të miratohet edhe nga drejtoria e Bankës Botërore.

Robert Zoellick ka një biografi interesante. Në kohën e presidentit të parë Bush ai ka qenë këshilltar i ministrit të jashtëm, Xhejms Bejkër. Ai ka luajtur një rol të rëndësishëm në bisedimet dy plus katër dhe në ribashkimin e Gjermanisë. Për këtë ai është nderuar me medaljen: Kryqi i Nderit i Republikës Federale nga qeveria gjermane. Më pas Zoellick i diplomuar në Harvard në qeverinë e Bushit të ri ishte fillimisht i ngarkuar për tregtinë. Ai ka marrë pjesë në bisedimet për pranimin e Kinës dhe të Tajvanit në Organizatën Botërore të Tregtisë, OBT. Ai ka nisur raundin e Dohasë të OBT-së dhe ka organizuar marrëveshjet e tregtisë së lirë mes ShBA dhe vendeve të ndryshme. Si zëvendësministër i jashtëm ai ka qenë përgjegjës për një sektor me mbi 55.000 punonjës dhe është angazhuar për Afrikën.

Për të gjitha këto merita presidenti Bush e emëroi Zoellick të mërkurën në mbrëmje (30.05) për postin e shefit të Bankës Botërore: "Bob Zoellick e di, që ka një miliardë burra, gra e fëmijë, që ju duhet të jetojnë me më pak se 1 dollar në ditë dhe ai e ndjen veten të detyruar që të ndërmarrë diçka kundër kësaj."

Bushi falenderoi Paul Volfovicin që dha dorëheqjen nga posti për punën e tij. Volfovic pas diskutimeve që vazhduan me javë të tëra më së fundi u largua nga posti, për shkak të akuzave se pat favorizuar shoqen e tij në Bankën Botërore, duke i siguruar asaj post dhe pagë më të lartë. Ai madje u akuzua edhe për një stil të keq drejtimi. Jo pa arësye Bushi theksoi cilësitë menaxhuese të Bob Zoellick: "Ai është një shembull, se si mund të motivohen punonjësit. Ai e di se si mund të gjendet mbështetja tek personeli dhe ai përqëndrohet në arritjen e objektivave."

Vet Bob Zoellick tha, se sipas tij Banka Botërore, gëzon prestigj dhe se ajo ka përpara kohë të mira. Për t´ia arritur qëllimeve, është i nevojshëm bashkëpunimi me organizatat e tjera si dhe me qeveritë e organizatat jo-qeveritare. Një pjesë e madhe e punës duhet t´u kushtohet njerëzve në Afrikë. 53 vjeçari bëri thirrje për t´u përqëdnruar tek këto detyra: "Banka Botërore dhe të gjithë pjesëmarrësit kanë lënë pas kohë të vështira. Ka zhgënjme, shqetësime dhe tensione për shkak të ngjarjeve shkuara që mund të pengojnë të ardhmen. Kjo është e kuptueshme, po ka edhe një zgjidhje: Ne duhet t´i lëmë pas pakënaqësitë dhe së bashku të përqëndrohemi drejt së ardhmes."

  • Data 01.06.2007
  • Autor Christina Bergman
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqm4
  • Data 01.06.2007
  • Autor Christina Bergman
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqm4