Një pjesë e parave të firmave piramidale kanë përfunduar në Greqi | Ballkani | DW | 18.03.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Një pjesë e parave të firmave piramidale kanë përfunduar në Greqi

Dosja e skemave piramidale, që konsiderohet e mbyllur në Shqipëri, rihapet në Greqi. Çështja do të diskutohet në Komisionin e Institucioneve edhe Transparencës së parlamentit grek

Larje parash

Larje parash

Kane kaluar vite, u bene procese gjyqesore, disa prej fajtoreve ndodhen ne burg ndonjeri ka nderruar edhe jete. Parate e fajdeve, qe sollen kolapsin dhe trazirat e 97es, konsiderohen nje ceshtje e mbyllur ne Shqiperi. Por dosja e tyre, me sa duket, rihapet.

Jo ne Shqiperi por ne Greqi, bile nga vete parlamenti grek dhe konkretisht nga Komisioni i Institucioneve edhe Transparences, prane te cilit mbetet ende pezull, pra per shqyrtim, denoncimi i nje gjyqtari grek se "pervetesues te nje pjese te madhe te depozitave te skemave piramidale ne Shqiperi jane persona te larte greke te implikuar ne shplarje parash" te lehtesuar dhe te ndihmuar nga funksionare te organeve policore. Kryetari i Komisionit Parlamentar Anastasios Karamarios konfirmon ne median e sotme greke diskutimin e ceshtjes se shpejti, qe mbetet ende pezull me porosi te vete nenkryetarit te Parlamentit, Jorgos Surllas, me qellim sigurimin e e te gjitha fakteve kompromentuese nga nje investigim imetejshem i ceshtjes.

Ajo cka i dha nje publicitet te vecante ishte nje fletushke njefaqeshe, shqip edhe greqisht, e shperndare keto dite ne qender te Athines e cila fajesonte nje zyre te njohur juridike greke dhe tregonte me gisht si perfitues te fajdeve te firmes VEFA nje eksponent te madh te afarizmit grek. Behet fjale per 36 milion euro qe thuhet se u
transportuan me valixhe nga vete Vehbi Alimucaj ne Greqi, per tu depozituar ne llogarine e hapur me pare ne valute ne Banken Tregtare nga dhendri i tij Dhimitraq Cico fillimish me 70.000 dollare. Ne kete llogari perfundonin transferta parash akoma edhe nga Amerika, por kryesisht nga depozitat e piramidave ne Shqiperi per te finacuar blerjen e nje anije, te dy hoteleve edhe te nje shoqerie ajrore. Nje pjese e
tyre, rreth 1.2 milione euro, u perdoren per blerjen e nje vile ne periferine e pasur te Athines, Hekali, ne rrugen Thetidhos, shitesi i se ciles per cudi nuk u ankua as per dy ceqet fallco te blerses, bashkeshortes se bosit shqiptar. Me gjithe urdherin e Gjykates Greke as rishitja e viles u pezullua dhe as llogarite bankare u bllokuan.



Te gjitha keto pershkruhen ne raportin e kryetarit te Gjykates se Kazacionit, Konstandinos Vardhavaqis, qe se bashku me te dhenat e tjera qe Prokurori i Pergjithshem Thodhori Sollaku i dorezoi ne vitin 2005 homologut te tij grek Dhimitris Linos do te perfundojne tani ne parlamentin grek.

Diskutimi parlamentar, brenda muajit prill, pritet me interesim per ndricimin e pjeses se "merguar" te skandalit shqiptar. Se pikepyetja se ku perfunduan parate mbetet e hapur dhe munduese. Vecanerisht e dhimbshme per ata qe kane humbur parate dhe nuk duan te pajtohen me moskthimin e tyre.

  • Data 18.03.2007
  • Autor Niko Anagnosti
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArXZ
  • Data 18.03.2007
  • Autor Niko Anagnosti
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArXZ
Reklamë