Një ofertë e pazakontë | Politika | DW | 11.07.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Një ofertë e pazakontë

SHBA-të dëshirojnë të bashkëpunojnë me Rusinë në drejtim të enegjisë atomike. Kjo do të ishte një kthesë për të dyja shtetet, të cilat në çështjet e energjisë bërthamore kanë qenë për vite me radhë më tepër kundërshtarë se sa partnerë

Bush dhe Putin

Bush dhe Putin

Në opinionin e gjerë rus duket se nuk është perceptuar fare oferta sensacionale e Shtëpisë së Bardhë. Propozimi për një bashkëpunim të gjërë në në sektorin e energjisë bërthamore shihet në qarqet politike të Moskës më tepër me skepticizëm. Gazeta Nesavissimaja gazeta e quan këtë "një dhuratë radioaktive" dhe shtron pyetjen: Ç'përfitim ka Rusia prej saj?

Sigurisht që edhe amerikanët kanë probleme me eleminimin e mbeturinave të tyre bërthamore, por sipas mendimit të vëzhguesve në Rusi gjendja nuk është ndryshe. Kështu përpunimi dhe depozimi i mbeturinave atomike mund të bëhet vetëm në Majak në Urale. Ky stacion i ngritur në vitin 1997 jo vetëm që është jashtëzakonisht i mbingarkuar, por edhe tejet i rrezikshëm për ambientin. Një komision i dumës ruse, ka rekomanduar për këtë edhe mbylljen e menjëhershme të këtij impianti, për shkak se thuajse të gjitha lumejtë e këtij rajoni janë ndotur me radioaktivitet.

Por për momentin nuk ka impiante alternative. Siberia është tepër e madhe, por aty nuk ka shumë rajone të përshtatshme për ngritjen e depozitave për mbetjet radioaktive. Për këtë shkak politikanë me ndikim të madh në Rusi e shikojnë me skepticizëm idenë që Rusia të pranojë mbeturina atomike nga SHBA-të apo vende të treta, ku SHBA-të kanë laboratoret e tyre kërkimore.

Përpunimi i shufrave radioaktive do të ishte një biznes fitimprurës, shkruan Nesavisimaja Gazeta, por depozitimi përfundimtar i mbeturinave do të ishte tepër problematik. Agjencia shtetërore e lajmeve Ria Novosti citon një përfaqësues të Ministrisë për energjinë bërthamore, i cili thotë se Rusia nuk do të pranojë kurrë mbeturina radioaktive nga Amerika. Kjo gjë ndalohet edhe me ligj.

Për këtë shkak politologët mendojnë se propozimi i presidentit Bush ka më tepër një karakter politik. Pas nënshkrimit gjatë takimit të fundit të nivelit të lartë të një numri marrëveshjesh për çarmatimin, tani për herë të parë duket të sanksionohet edhe bashkëpunimi në sektorin e energjisë bërthamore. Nëse dikur do të arrijë puna deri tek bashkëpunimi, kjo është çështje tjetër. Rusia dhe SHBA-të kanë nënshkruar deri tani shumë marrëveshje për synime të ndryshme, të cilat shpesh nuk janë vënë në jetë.

Sidoqoftë si presidenti rus Vladimir Putin edhe ai amerikan dëshirojnë që në prag në takimit të nivelit të lartë të G8 të theksojnë edhe një herë marredhëniet e tyre të mira. Pas kritikave nga ana e politikanëve amerikanë të gjendjes së demokracisë dhe të lirisë së shtypit në Rusi, marrëdhëniet dypalëshe janë ftohur dukshëm. Megjithatë Bushi dhe Putini vazhdojnë të këmbëngulin dhe deklaruan edhe në prag të takimit të G8-s se marrëdhëniet mes tyre janë të shkëlqyeshme dhe se të dyja palët duan të bashkëpunojnë me forcë për zgjidhjen e konfliktit me Iranin.

  • Data 11.07.2006
  • Autor Herman Krause
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqpG
  • Data 11.07.2006
  • Autor Herman Krause
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqpG