″Një njeri i ligjit?″- Majkëll Hajden në shënjestër të akuzave | Politika | DW | 18.05.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

"Një njeri i ligjit?"- Majkëll Hajden në shënjestër të akuzave

Shefi i emëruar të CIA-s, Hajden, përpara prezantimit të tij në senatin e SHBA-së, akuzohet se, pas 11 shtatorit 2001 jo vetëm ka mbledhur të dhëna nga jashtë, por ka përgjuar në shkallë të gjerë edhe telefonat brendat vendit

Majkëll Hajden

Majkëll Hajden

Bobi Inman e njeh shumë mirë botën e shërbimeve sekrete amerikane qoftë jashtë ose brenda vendit. Në fund të viteve 1970 ai ka qenë shef i agjensisë kombëtare të sigurisë dhe më pas zëvendësshef i CIA-s. Inman ka vetëm fjalë të mira për gjeneralin Majkëll Hajden, që ka qenë gjithashtu shef i agjensisë kombëtare të sigurisë dhe që tani me propozimin e presidentit Xhorxh Bush duhet të jetë në krye të CIA-s."

Besnikëri ndaj ligjit dhe cilësi drejtuese, këto dy aspekte janë të rëndësishme dhe këto tema do të luajnë një rol të rëndësishëm gjatë seancës dëgjimore në senat.

Në radhë të parë shtrohet çështja, nëse është Hajden ai që duhet të përgjigjet mbi programin e dëgjimit të telefonatave nga agjencia kombëtare e sigurisë. Pas sulmeve të 11 shtatorit 2001 kjo agjenci filloi të përgjojë telefonatat mes SHBA-së dhe botës së jashtme, gjë që është e mundur vetëm me leje nga gjyqtarët, por agjensia kombëtare e sigurisë veproi duke marrë udhëzime direkt nga Shtëpia e Bardhë. Në fund të vitit gazeta "New York Times" i zbuloi këto praktika. Ndaj senatori demokrat Çarls Shumer ankohet:"Ne ndodhemi në një situatë, që as nuk informohemi dhe as nuk dimë gjë prej tyre. Pa pasur asnjë dijeni ne na duhet të flasim, derisa çështja përfundon nëpër gazeta, apo pala tjetër akuzon e bie në histeri lidhur me të boshllëqet e sistemit."

Qeveria e Bushit një ditë përpara dëgjimit të Majkëll Hajdenit në komisionet për shërbimet sekrete të senatit dhe dhomës së deputetëve për herë të parë raportoi mbi programin e përgjimit të telefonatave. Gazeta "USA Today" njofton, se agjensia kombëtare e sigurisë ka marrë nga tri shoqëri amerikane të telefonisë të dhënat mbi emrat dhe bisedat e klientëve të tyre, por ndërkohë tri këto firma e kanë përgënjeshtruar këtë njoftim.

Majkëll Hajdenit, që përpara një viti u zgjodh pa ndonjë rezistencë të madhe në senat si zëvendësshef i CIA-s, tani përpara se të bëjë hapin drejt kreut të këtij shërbimi, i duhet të pëgatitet mirë për t´iu përgjigjur pyetjeve të vështira. Ndërkohë që gjenerali Hajden ka marrëdhënie të mira me kolegët e tij gjerman të shërbimeve sekrete. Në korrik të vitit të shkuar ai u vlerësua me medaljen e Republikës Federale të Gjermanisë për meritat e tij.

  • Data 18.05.2006
  • Autor Martin Vagner
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqpx
  • Data 18.05.2006
  • Autor Martin Vagner
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqpx