Një motoçikletë për një pistoletë | Ballkani | DW | 10.11.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Një motoçikletë për një pistoletë

Qeveria e Bosnjes dhe Hercegovinës ka gjetur mënyra të reja për ta ndaluar trafikun dhe mbajtjen ilegale të armëve. Me ndihmën e një llotarie speciale, qeveria boshnjake do të mobilizojë qytetarët e saj që t´i dorëzojnë vullnetarisht armët e zjarrit

Armët e mbledhura shkatërrohen, Tuzla 2002

Armët e mbledhura shkatërrohen, Tuzla 2002

Qeveria boshnjake ka kohë që ka deklaruar se do të ketë amnesti për të gjithë ata që i dorëzojnë armët në mënyrë vullnetare. Por kjo strategji nuk pati sukses. Programi për zhvillim i Kombeve të Bashkuara UNDP, i cili organizoi edhe projektin e ri të llotarisë, shpreson që tani pistoletat, armët, automatikët dhe mitralozët pafund që ndodhen ende në qarkullim që prej viteve të luftës (1992-1995), të dorëzohen më në fund në zyrat përkatëse.

UNPD-ja është e kënaqur me sukseset e aksioneve të tilla në vendet fqinje, dhe vendosi ta zhvillojë lloterinë edhe në Bosnje dhe Hercegovinë, shpjegon i dërguari i UNPD-së në Bosnje dhe Hercegovinë, Stefan Priesner: "Sidomos fushata që zhvilluam në Maqedoni në vitin 2004 ishte shumë e suksesshme. Ne përdorëm një projekt të ngjashëm tip llotarie, për t´i joshur si të thuash njerëzit që të dorëzojnë në mënyrë vullnetare armët e tyre."

UNDP-ja ka vite që e mbështet qeverinë boshnjake në mbledhjen e armëve ilegale. Ky aksion i ri po kryhet në bashkëpunim me qeverinë boshnjake dhe me policinë e ty dy etnive që jetojnë në vend, tregon Stefan Priesner: "Normalisht funksionon kështu: Në disa stacione policie janë krijuar pika për dorëzimin e armëve. Aty ndodhen ekspertë të "monitoring agencies", pra njerëz që kujdesen që gjithçka të ndodhë në mënyrë të rregullt dhe një njerëzit që i dorëzojnë armët, ta bëjnë këtë gjë në mënyrë anonime, sepse përndryshe ata nuk do të pranonin."

Kushdo që dorëzon një armë, merr një biletë llotarie.

Një Bosnje dhe Hercegovinë qarkullojnë ende rreth 500.000 armë ilegale. Njerëzit që i kanë ende këto armë, nuk kanë leje për mbajtjen e tyre. Çdo vit vriten nga këto armë mijëra njerëz, tregon Priesner. Prandaj është mëse e rëndësishme që njerëzit të mobilizohen për ta marrë seriozisht këtë aksion.

Një javë pas fillimit të projektit, Prisner nuk pranon t´i publikojë numrat e personave që kanë dorëzuar deri tani armë. Por ai është optmimist: "Shikoni ky është një problem që nuk zgjidhet nëpërmjet një aksioni të vetëm. Ne e dimë nëpërmjet sondazheve që kemi bërë, se në 19 përqind të të gjitha shtëpive në Bosnje dhe Hercegovinë ka persona që mbajnë armë. Këtu bëhet fjalë për qindra mijëra armë. Ne besojmë se shumë njerëz i mbajnë këto armë sepse besojnë në to, për shkak se shpesh herë janë ende të traumatizuar nga lufta. Prandaj mendojmë se së shpejti do të dorëzohen me të vërtetë shumë armë. Kështu ndodhi edhe në Maqedoni dhe funksionoi më mirë se ndonjë strategji tjetër, si për shembull blerjen e armëve nga këta persona."

Edhe Robert Crvcak, zëdhënës i policisë së Federatës boshnjake-kroate të Bosnjes dhe Hercegovinës është optimist: "Ne shpresojmë që do të mbledhim më shumë armë se ç´kemi ofruar çmime nëpërmjet llotarisë. Sigurisht që do të ishte optimale sikur t´i ofronom çdo njeriu që dorëzon një armë një çmim apo dhuratë. Por kjo punë nuk bëhet dot. Por ne i garantojmë secilit që dorëzon një armë, se merr autmatikisht pjesë në llotari, ku mund të fitojë për shembull pajisje elektro shtëpiake, që mund t´i vërë direkt në përdorim."

Ata që mbajnë armë në mënyrë ilegale kanë kohë deri më 5 dhjetor që t´i dorëzojnë ato në pikat përkatëse të grumbullimit, në rast se dëshirojnë të marrin pjesë në lloteri.

  • Data 10.11.2006
  • Autor Belma Fazlagic-Sestic
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArbI
  • Data 10.11.2006
  • Autor Belma Fazlagic-Sestic
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArbI
Reklamë