Një hap më tutje në drejtim të BE-së - Raport pozitiv i Këshillit të Evropës mbi demokracinë dhe shtetin ligjor në Turqi | Evropa | DW | 22.06.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Një hap më tutje në drejtim të BE-së - Raport pozitiv i Këshillit të Evropës mbi demokracinë dhe shtetin ligjor në Turqi

Me Këshillin e Evropës edhe një institucion tjetër evropian vlerëson reformat në Turqi. Raporti pozitiv mbi demokracinë dhe shtetin ligjor i jep fund "vëzhgimit" politik të vendit, i cili është edhe një nga antarët themelues të Këshillit të Evropës.

Këshilli i Evropës në Strazburg

Këshilli i Evropës në Strazburg

Në këtë mënyrë normalizohen marrëdhëniet mes institucioneve të Strazburgut dhe Turqisë. Tensionet u shtuan në vitin 1980 pas pucit ushtarak, gjë që në vitin 1996 bëri që Këshilli i Evropës ta vendosë nën mbikqyrje Turqinë. Me shfuqizimin e "monitorimit" Turqia ka siguruar edhe një hap tjetër të rëndësishëm në rrugën drejt BE-së. Megjithatë ende mbetet shumë për t´u bërë nga qeveria në Ankara.

Për Turqinë rezultati i gëzueshëm i votimit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës ende nuk mund të kuptohet si një biletë përfundimtare antarësimi për në klubin e BE-së. Ndonëse rrezja e dritës në fund të tunelit ndricon gjithnjë e më shumë, në Turqi ende ka shumë probleme.

Hapat konkrete i kanë bërë mjaft përshtypje dy përpiluesve të raportit të Këshillit të Evropës, njëri belg dhe tjetri luksemburgas: aktivistja kurde e të drejtave të njeriut, dhe ish-deputetja Lejla Zana pak kohë më parë bashkë me tre ish-deputetë me orgjinë kurde u liruan nga dënimi me 10 vjet burg. Zana, që është nderuar me cmimin për të drejtat e njeriut nga Parlamenti Evropian, kërkon tani hapur qetësi, paqe, heqje dorë nga dhuna dhe vijueshmëri në Turqi si dhe fundin e luftës mes militantëve kurdë dhe shtetit turk.

Por këto zhvillime pozitive nuk duhet të të krijojnë përshtypje të gabuara, kërkohet ende kohë dhe durim, derisa në Turqi të normalizohen marrëdhëniet. Në shtator të vitit të kaluar ekspertët e Këshillit të Evropës gjatë vizitave nëpër burgjet e Turqisë konstatuan, se edhe pse disi më rrallë se më parë në Turqi vazhdon të përdoret metoda e torturave kundër të burgosurve. Kështu ndodh të paktën në rajonet me popullsi kurde. Keqtrajtimet me rrahje, ndalimin e gjumit ose të qëdnruarit në këmbë me orë të tëra si dhe kufizimet e së drejtës për avokat mbrojtjës janë shumë të shpeshta.

Me heqjen e monitorimit direkt Turqia do të bëjë pjesë këtej e tutje në radhën e vendeve, të cilët ndodhen në një fazë post-monitmorimi. Në këtë drejtim Turqia ka një pozicion shumë më të mirë, se sa vendet e BE-së Çekia, Letonia dhe Sllovakia si dhe antarët e ardhshëm Rumania, Bullgaria dhe Kroacia.

Turqia ndodhet në udhë të mbarë, sa i përket përmbushjes së kritereve të antarësimit. Kjo ka të bëjë me sektorë të demokracisë, shtetit ligjor, mbrojtjes së minoriteteve, lirive individuale si dhe kushteve ekonomike. Pavarësisht nga euforia për ritmin e reformave të qeverisë fetare-konservatore ka mjaft pengesa të tjera që duhen kapërcyer deri në castin e regjistrimit edhe të Turqisë në një polifoto familjare të BE-së. Për këtë nevojitet heqja e kuotës së 10% në zgjedhje si pragu minimal i domosdoshëm për përfaqësimin në parlament, pengesë kjo që prek kryesisht përfaqëismin e kurdëve në kuvend. Një tjetër masë e nevojshme është mundësimi i refuzimit të shërbimit ushtarak në periudhë lufte, rishqyrtimi i kodit penal dhe verifikimi i ligjeve që e kanë prejardhjen nga koha e gjendjes së jashtëzakonshme. Ligji i luftës u vendos në mbarë vendin në vitin 1978 dhe më vonë si ligji i gjendjes së jashtëzakonshme ai ka qenë në fuqi deri para dy vjetësh në pjesë të tëra të vendit. Pavarësisht nga shfuqizimi i monitorimit evropianët do të vazhdojnë t´i vëzhgojnë edhe më tej zhvillimet në Turqi. Në këtë drejtim ato i kanë sytë edhe më vigjilente se sa për vendet që sapo janë antarësuar apo do të antarësohen së shpejti në BE.

Pranimi i Turqisë do ta vërë BE-në përballë sfidave politike të reja dhe të mëdha, për këtë nuk ka asnjë dyshim. Në fund të fundit fjala është për rreth 70 milionë shtetas turq, pothuajse të gjithë myslimanë, pra për antarë të një bashkësie tjetër fetare në Evropën e karakterizuar prej krishtërimit.

Por pikërisht në këtë ndryshim fetar konsiston edhe shansi që Evropa të dëshmojë, se është e gatshme për dialog dhe paqe me kulturat e fetë e tjera. Ai që do të krijojë qëndrueshmërinë e paqes në Evropë ka nevojë për Turqinë si një urë e besimit mes orientit dhe oksidentit, mes Lindjes dhe Perëndimit. Konfrontimi me fundamentalizmin islamik dhe blasfeminë e terrorizmit kërkon guxim. Guxim për të tejkaluar hijen e krishterë drejt pranimit të Turqisë si një vend, i cili dëshrion t´u përgjigjet vlerave politike të Evropës përtej kufijve të tij gjeografikë.

  • Data 22.06.2004
  • Autor Baha Gyngyr
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArH0
  • Data 22.06.2004
  • Autor Baha Gyngyr
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArH0