Një gurthemeli në Irak - Referendumi për kushtetutën | FOKUS | DW | 16.10.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

FOKUS

Një gurthemeli në Irak - Referendumi për kushtetutën

Nën masa të rrepta sigurie, në Irak u mbajt referendumi lidhur me kushtetutën e ardhshme të vendit. Rreth 15 milion irakianeve iu bë thirrje për të votuar. Referendumi do të dështojë nëse në tri provincat, dy të tretat e votuesve votojnë kundër.

Rreth 15 milionë irakian patën rastin që deri në orën 17-të së shtunës të votojnë për kushtetutën e vendit të tyre. Në tekstin e ligjit, Iraku do të definohet si republike demokratike, federale dhe unike, e cila në islam është njëra ndër burimet kryesore të drejtësisë. Projekti ju siguron rajoneve dhe provincave një pavarësi të gjërë.

Kushtetuta e re, e cila bashkon afërsisht 80 për çind të popullsise, u përshëndet nga shiitet dhe kurdët përderisa nga pakica sunite u refuzua me shumicë.

Shumë prej tyre kanë frikë se Iraku mund të ndahej në tri zona: tri qytete të vogla të banuara me kurdë në veri dhe jug nga shiitë, të cilët do të mund të përfitonin nga nxjerrja e naftës si dhe një rajon i dobët sunit më mes të perëndimit të Irakut.

Prijësit fetar radikal të suniteve, bëjnë thirrje që teksti i kushtetutës të refuzohet. Dhe, meqë sunitët në të 18 provincat e Irakut përbëjnë shumicën e popullit, kjo mund të sillte dështimin e projektit. Rregullat e votimit parashohin që referendumi do të dështojë nëse dy të tretat e votuesve të të tria provincave votojnë kundër. Shumë monitorues mendojnë që shumica e domsodoshme do të përcaktohet për votim pro. Miratimi i saj pas zgjedhjeve të lira parlamentare të janarit do të ishte një hap i rëndësishëm në demokratizimin e Irakut.

Pak para referendumit rrebelët me orë të tëra në Bagdad kanë ndalur rrymën dhe ujin. Sipas të dhënave të Ministrisë së Energjetikës, zonat e goditura me mungesë rryme dhe uji ishin qytetet Kirkuk dhe Beidç, ndërsa burime të tjera njoftojnë se me mungesë rryme dhe uji u godit edhe Basra, qytet në lindje të Irakut.

Përveç kësaj, rrebelët kanë kryer sulme me bombë ndaj përkrahësve sunit të kushtetutës në Ramadi dhe në Bagdad. Të armatosurit ndezën zjarr kundër policisë në dy pika zgjedhore në kryeqytet, por për viktima nuk ka të dhena. Rrebelët kërcënuan edhe me anë të trakteve, se do të vrasin të gjithë ata që do të marrin pjesë në votime.

Për shkak të kërcënimit të rrezikut terrorist, ditë më parë janë ndërmarrë masa sigurie. Autoritetet kanë kufizuar daljet në natë. Civilëve dhe shërbimeve private të sigurise iu është dhënë leje për armëmbajtje. Ndërsa, aeroplanët ushtarak irakian i mbikëqyrën nga ajri vendvotimet.

  • Data 16.10.2005
  • Autor Jorg Kaminski
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqiJ
  • Data 16.10.2005
  • Autor Jorg Kaminski
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqiJ