Një fushatë e ashpër elektorale | Bota | DW | 12.12.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Një fushatë e ashpër elektorale

Para zgjedhjeve parlamentare në Irak

default

Fushata zgjedhore po merr fund. Të enjten në Irak zhvillohen zgjedhjet parlamentare. Që sot në mëngjez njerëzit në spitale, kampe ushtarake dhe burgje kanë mundur te votojnë.
Përplasjet janë të njohura në çdo fushatë elektorale demokratike. Beteja të ashpra dhe ndonjëherë të ekzagjeruara po zhvillojnë politikanët në Irak me ardhjen e afatit të zgjedhjeve parlamentare.
Në rradhë të parë dy aleancat më të rëndësishme kandidate kanë probleme me njëra tjetrën. Njëra është lista nacionale irakiane nën ish kryeministrin e qeverisë provizore Ijat Allavi, tjetra është aleanca e bashkuar irakiane me presidentin aktual të qeverisë provizore Ibrahim al Xhafari.
Allawi fajësoi para pak kohe pasardhësin e tij Al Xhafari dhe kabinetin e tij, se ka lënë pas dore adminsitratën e shtetit. Në fakt ata kanë nxitur korrupsionin. Ai ka arritur edhe ministrinë e brendshme. Në zyrat e policisë dhe postat e kontrollit është bërë e zakonshme, që kalimtarët të paguajnë rryshfet, që të mund të kalojnë me të vertetë.

Një zbavitje e shtrenjtë për numrin e madh të pikave të kontrollit, që zbukurojnë vetëm Bagdadin. Shumë qytetarë duhet të paguajnë para në dorë për ujin, rrymën dhe karburantin. E thënë shkurt: El Xhafari dhe Co. do t´i çonin perpara sektorët e sigurisë dhe të shërbimeve publike ashtu si ecën gaforrja dy hapa para dhe një pas, por edhe në këtë nuk janë konsekuentë.


Këto goditje nuk janë asgjë krahasuar me baltën, që hedhin kundershtaret politikë të Allavit mbi të. Sidomos në rrethet pranë kryeministrit al Xhafari dhe "aleancës së bashkuar irakiane". Anëtarët e saj duhet të jenë përgjegjës për trakte me përmbajtje shumë të dyshimtë. Njëri tregon një fotomontazh një fytyrë, gjysma e së cilës është Sadam Huseini, gjysma tjetër Allavi. Nënshkrimi është "Dy anë të së njëjtës medalje". Trakti i dytë paraqet pranë njëri-tjetrit kokat e Alavit dhe Sadam Huseinit me nënshkrimin "Ku është ndryshimi ndermjet të dyve"? Përgjigja: "Allavi nuk ka mustaqe."


Edhe keto dy pohime nuk janë krejt të pavërtetë. Allavi ka qenë dikur një aparatçik i Sadam Huseinit, përpara se të kalonte tek CIA dhe ai nuk ka as mustaqe dhe as mjekër. Dhe më e forta Allavi vizitoi para disa ditësh tabutin e relikeve të Ali-së, që ka qenë dhëndri i profetit Mohamet dhe që si stër, stër, stërgjyshi i shiiteve nderohet prej tyre si po aq i shenjtë. Kur Allavi u largua nga vendi i shenjtë, 60 burra e qëlluan jo me baltë por me këpucë. Atyre nuk u pëlqen siç duket, që Alavi përfaqëson një program zgjedhor shekulltar, në kundërshtim me al Xhafarin dhe disa politikanë të tjerë fetare. Pasi ishte gjuajtur këpuca e fundit, ranë biles edhe dy pushkë dhe Allavi foli pastaj për atentat. Por këtë do ta kishte bërë çdo politikan në fushatë zgjedhore: "Bam, bam, bam, gati martir, kjo rrit mundësinë e mbledhjes së votave." Eshtë një fushatë e zakonshme demokratike, por edhe pak a la Irak.

  • Data 12.12.2005
  • Autor Björn Blaschke
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArMy
  • Data 12.12.2005
  • Autor Björn Blaschke
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArMy
Reklamë