Një emblemë e tretë? | Bota | DW | 05.12.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Një emblemë e tretë?

Konferenca e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar për futjen e emblemës Kristali i Kuq

Kryqi i Kuq, Gjysmehena e Kuqe dhe Kristali i Kuq

Kryqi i Kuq, Gjysmehena e Kuqe dhe Kristali i Kuq

Të hënën filloi në Gjenevë një konferencë e shteteve nënshkruese të marrëveshjes së Gjenevës, në të cilën do të vendoset, nëse do të lejohet një emblemë e tretë neutrale përveç kryqit të e kuq ndërkombetar dhe gjysmëhënës së kuqe. Nëqoftëse çdo gjë shkon në rregull, konferenca e Gjeneves mund t´i japë fund një konflikti, që preokupon që prej më shumë se 50 vjetesh organizatën më të madhe humanitare të botës.

Emblema ka rëndësi të veçantë

Në vitin 1949 organizata humanitare izraelite Magen David Adom (Mburoja e kuqe e Davidit) bëri kërkesë që të pranohet në federatën e Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe. Ajo nuk donte të pranonte emblemen e asnjërës, por të punonte nën yllin e Davidit. Tani lëvizja e Kryqit të Kuq është një organizatë e posaçme humanitare, ajo punon në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare, të konventave të Gjenevës. Ajo që në vështrim të parë të duket si diçka e dorës së dytë, si përshembull çështja e emblemës, ka në vështrim të dytë pasoja të mëdha.

Antonella Notari, zëdhënëse e komitetit ndërkombëtar të kryqit të kuq në Gjenevë thotë:"Një emblemë e tillë ka rëndësi të dukshme ligjore. Pra njerëzit që punojnë nën këtë emblemë apo edhe ndërtesat, që mbrohen nga kjo emblemë, nuk duhet të sulmohen kurrë në luftë dhe nëqoftëse një gjë e tillë bëhet është në kundërshtim me konventat e Gjenevës. Pra do të thotë se kjo emblemë është e sanksionuar edhe në konventat e Gjenevës. Nuk mund të shtosh një emblemë e të presësh, që forcat e armatosura ta respektojnë. Ajo duhet vendosur përmes marrëveshjeve ligjore."

Emblemat sanksionohen nga shtetet

Konventat e Gjenevës mund të ndryshohen vetem me mirëkuptimin e 192 vendeve, të cilat i kanë nënshkruar ato. Shumë vende arabe për shkak të konfliktit në Lindjen e Afert nuk ishin të gatshme, që të lejonin yllin e Davidit. Edhe nga ana e lëvizjes së Kryqit të Kuq entusiazmi nuk ishte aq i madh nga droja se do të kerkoheshin edhe emblema të tjera sipas dëshirës dhe mund të dëmtonin funksionin mbrojtës. Kështu që organizata izraelite e ndihmës Magen David Adom mbeti deri sot jashtë. Për inat të shoqërisë amerikane të Kryqit të Kuq, e cila në fund nuk i paguante federatës me kontibute duke krijuar një boshkllëk të madh në kasë. Shumë vite ecejakesh diplomatike bënë që të arrihej një zgjidhje: Krahas Kryqit dhe Gjysmëhënës së Kuqe do të konsiderohet e barazvlefshme një tjetër emblemë, që do të mbahet në krye, e quajtur kristali i kuq.

Shtohet si emblemë edhe kristali i kuq


"Prandaj ideja tani është që të futet një protokoll shtese në konventat e Gjenevës, që sanksionon një emblemë të re shtesë, që nuk ka relevanca fetare, kulturore, apo të tjera. Dhe që pastaj shtetet që nuk duan të hyjnë as te kryqi dhe gjysmëhëna e kanë këtë shenjë shtesë, që edhe mund ta zgjedhin dhe për to ajo është me të vertetë emblemë mbrojtëse."
Për këtë duhet të bien tani dakord shtetet nënshkruese të konventës së Gjenevës. Shanset janë më të mira se kurrë. Javën e fundit organizata izraelite Magen David Adom dhe Gjysmëhëna palestineze kanë nënshkruar një marrëveshje, në të cilën e njohin njëra-tjetërn dhe bien dakord, që kristali i kuq të zërë vend krahas kryqit dhe gjysmëhënës. Në këtë mënyrë është bërë një hap i parë i rëndësishëm, të cilin duhet ta ndjekë politika e madhe.

  • Data 05.12.2005
  • Autor Joachim-Schubert Ankenbauer
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArN3
  • Data 05.12.2005
  • Autor Joachim-Schubert Ankenbauer
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArN3
Reklamë