Një bashkëpunim më i mirë rajonal shmang dështimet në luftën kundër të njëjtit armik: korrupsionit | Ballkani | DW | 05.04.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Një bashkëpunim më i mirë rajonal shmang dështimet në luftën kundër të njëjtit armik: korrupsionit

Interviste me Veselin Shukoviç, sekretar ekzekutiv i Inisiativës antikorrupsion të Paktit të Stabilitetit për EJL

Kundër korrupsionit në Shqipëri

Kundër korrupsionit në Shqipëri

Deutsche Welle: Pakti i Stabilitetit eshte nje nga organizatoret e konferences rajonale kunder korrupsionit, qe perfundoi mbreme ne Tirane. Si shkoi konferenca dhe cfare perfundimesh arriten vendet pjesemarrese?

Veselin Shukovic: Perfaqesues nga qeverite dhe shoqerite civile te gjitha vendeve te Ballkanit diskutuan per pervojate tyre ne luften kunder korrupsionit. Per pjesemarresit konferenca rajonale, qe u zhvillua ne Tirane, rezultoi shume e suksesshme, ishte nje rast i mire per te diskutuar dhe rritur bashkepunimin si brenda per brenda cdo vendi, ashtu edhe ne nivel rajonal. Sa per konkluzionet e kesaj konference do ta filloja me problemin qe ngriten te gjitha vendet pjesemarrese lidhur me domosdoshmerine per te patur nje rrjet me te organizuar brenda cdo vendi ne luften kunder korrupsionit, kanale komununikimi me sekretariatin e Paktit te Stabilitetit dhe qe lufta kunder korrupsionit te mos jete ne pergjithesi por te perqendrohet ne ceshtje te vecanta.

Deutsche Welle: Po debatet dhe diskutimet gjate sesioneve te konferences a u perqendruan ne ceshtje te vecanta, konkrete apo mbeten ne rrafshin e se pergjithshmes?

Veselin Shukovic: Jo, ato ishin konkrete. Diskutuam per Konventen e Kombeve te Bashkuara kunder korrupsionit dhe per kapitujt lidhur me masat parandaluese. Ky ishte fokusi i konferences. Pjesemarresit ndane te njejtin mendim per nevojen e nje bashkepunimi me te mire mes sektorit qeveritar dhe organizatave jofitimprurese te shoqerise civile te angazhuara ne luften kunder korrupsionit. Pra, u ngriten ceshtje te tilla si: a mund te organizohet nje bashkepunim institucional, te nenshkruhet ndofta marreveshje mes qeverive dhe ketyre organizatave ne sejcilin vend apo te ngrihet nje komision i perbashket?

Deutshe Welle: Denoncimi ne media i fakteve qe deshmojne korrupsionin dhe ndergjegjesimi i publikut per te reaguar ndaj personave qe lidhen me to i sherben fort luftes qe keni ndermarre. A u ndalet ne rolin e medias dhe promovimin e tij ne konferencen rajonale te Tiranes?

Veselin Shukovic: Padyshim. Gazetaria investigative eshte nje nga gjerat me te rendesishme, publikimi i fakteve reale, objektive ngrejne pyetje per korrupsionin ne rradhet e politikaneve te larte, te doganiereve, te mjekeve, te gjyqtareve dhe keshtu me rradhe. Te gjitha vendet pjesemarrese te rajonit ndane te njejten mendim per rendesine e bashkepunimit me organizata mediatike, le te themi me Deutsche Wellen apo organizata te tjera te medha ne rajon per te bashkepunuar ne kete lufte kunder nje armiku te perbashket. Por edhe per te ndare dhe perfituar nga pervojat me kolege ne rajon apo ne vendet e BE.

Deutsche Welle: Ne c´menyre ndate pervojat ne luften kunder korrupsionit gjate sesiineve te konferences rajonale te Tiranes?

Veselin Shukovic: Treguam dhe ndame mes nesh histori te verteta, te rendesishme, te sukseshme por edhe deshtime, mesime qe kemi nxjerre prej tyre. Shkembimi i ketij informacioni na coi ne konkluzionin e perbashket se me nje bashkepunim me te mire mes vendeve te rajonit, me nje komunuikim te perditshem , deshtimet mund te parandalohen. Po ju them nje rast: Bosnje-Hercegovina eshte nje nga vendet e rajonit qe mban qendrim aktiv ndaj ceshtjes ne fjale. Per te rritur rezultatet e luftes kunder korrupsionit, organizatat e perfshira dhe grupet e interesit vendosen te ngrejne nje agjensie rajonale me profil parandalimin e korrupsionit. Per kete qellim kryen nje vizite ne Slloveni, vend anetar i BE. Dhe.. pane qe atje jo gjithshka ishte e perkryer. Atehere kuptuan qe edhe ne Slloveni nuk mungonin shfaqjet e korrupsionit. Dhe kjo sherbeu si nje inkurajim sepse kuptuan konkretisht qe Ballkani nuk eshte delja e zeze dhe se fenomenet negative nuk jane te pranishme vetem ne rajon.

Deutsche Welle: Cilat jane Zoti Shukovic, projektet e Paktit te Stabilitetit dhe insiatives se tij Antikorrupsion per te ardhmen?

Veselin Shukovic: Le te them se pari qe Pakti i Stabilitetit ndodhet tani ne nje faze tranzitore. Ka shume te ngjare qe ne fillim te tremujorit te pare te vitit te ardhshem do te kemi nje strukture tjeter ne vend te ketij Pakti. Ajo do te quhet Keshilli i Bashkepunimit Rajonal. Selia e saj do te jete diku ne rajon ndofta ne Serbi, Bosnje apo Kroaci. Kjo e fundit ka treguar interes te vecante qe ky Keshill ta kete qendren atje. Por se ky do te jete selia nuk ka rendesi. Rendesi ka qe rajoni do te kete strukturen e tij ne te dyja aspektet: pronesi dhe lidership rajonal. Eshte e famshme shprehja e Paktit te Stabilitetit: pronesi dhe lidership rasjonal. Kjo do te thote qe stafi i ketij Keshilli do te jete nga vendet e rajonit me idene e gjenerimit prej tyre te niveleve te reja te bashkepunimit dhe patjeter te inisiativave te tjera. Ne keto 5 vite te fundit kemi arritur suksese te shenuara. Mbi kete baze do te vijojme punen tone. Sekretariati i Paktit, si nje strukture ekzekutive do te financohet tani nga vendet e rajonit. Ne 13 Prill, javen e ardhshme ne Zagreb, vendet e rajonit do te nenshkruajne nje Memorandum Mirekuptimi per te financuar sekretariatin ne veprimtarine e tij ardhshme. Pese ceshtjet kryesore ku do te perqendrohet kjo veprimtari jane: ngritja e insitucioneve, legjislacioni, shoqeria civile, biznesi

Deutsche Welle: Duke ju falenderuar per intervisten ekskluzive per programin shqip te Deutsche Welles mund te shprehni mendimin tuaj per nivelin e bashkepunimit mes qeverive dhe shoqerive civile te rajonit ne luften kunder korrupsionit?

Veselin Shukovic: Mendimimi im personal qe mund ta konsideroni edhe zyrtar, eshte qe se mes qeverive dhe organizatave jofitimprurese te shoqerise civile ka nje bashkepunim anemik, te dobet, per fat te keq. Personalisht kam pervoja negative gjate kohes kur isha Drejtor i Agjensise kunder korrupsionit ne Mal te zi, vendi im i origjines. Atehere u perpoqem te arrinim nje memorandum mirekuptimi mes qeverise dhe organizatave jofitimprurese te shqoerise civile dhe... deshtuam. Por kjo nuk vlen per te dekurajuar perpjekjet e organizatave te shoqerise civile. Ne konferencen e Tiranes perfaqesuesit e shoqerise civile nga vendet e rajonit ishin te nje mendjeje per rritjen e presionit ndaj qeverive qe ata te bashkepunojne me mire se deri tani.Por ng aan atjeter organizmat e shoqerise civile duhet te shmangin aktivitetin e tyre ne kuader politik. Per sa kohe jane te angazhuara ne luften kunder korrupsionit ato duhet te jene mekanizma te shoqerise civile, jo fitimprurese dhe pa lidhje interesash me qeverine.




  • Data 05.04.2007
  • Autor Ani Ruci
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArWp
  • Data 05.04.2007
  • Autor Ani Ruci
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArWp
Reklamë