Një alternativë e qartë ndaj Bushit | Bota | DW | 01.10.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Një alternativë e qartë ndaj Bushit

John Kerri fiton pikë në debatin e parë televiziv

Në një debat televiziv presidenti amerikan Bush dhe konkurrenti i tij John Kerry kanë diskutuar për politikën e jashtme dhe atë të sigurisë. Ketu dolën në pah diferenca të mëdha.
Mediat amerikane e prezantuan kete debat si betejë të ashpër verbale. Dhe me të vertetë ajo që panë rreth 50 milionë spektatorë, megjithë korsenë e rregullave të vendosura nga komisioni për debatin e kundershtarëve ishte një këmbim i gjallë dhe nganjëherë i ashper mendimesh.
Presidenti Bush u terhoq dukshem sidomos kur ishte fjala për temën e Irakut. Duke u nisur nga bilanci aktual që bëhet më i përgjakshem nga muaji në muaj, John Kerry arriti, që ta kthente fatkeqesinë në Irak në një nga armet e tij më të forta retorike. Xhorxh Bush ka zhvilluar luftë të gabuar, në vend të gabuar dhe në kohë të gabuar. Me i qartë mesazhi i Kerrit nuk mund të ishte. Presidenti Bush u kufizua vetem në paraqitjen e kontrahentit të tij si të paaftë dhe të dobet në çështjet e luftës dhe të udheheqjes ushtarake. Por Kerry ndoshta për herë të parë në këtë fushatë zgjedhore doli më i zgjuar. Kur moderatori shtroi pyetjen për forcën e karakterit të të dy kandidatëve, Kerri mundi të fitojë serish pikë. Me fjalinë e thjeshte si dhe të qëlluar: Këmbëngulja bëhet dobësi, kur ngul këmbë tek gabimet e tua.
Por u bë e qartë se nën presidentin amerikan Kerry shpresat tek aletatet evropianë do të shtoheshin. Nga doktrina e së drejtës së SHBA për sulme ushtarake preventive nuk do të heqë dorë as Kerry. Ndryshe nga presidenti Bush, Kerry do të hyjë direkt në tratativa me regjimin e Koresë së Veriut. Gjë që është për t´u përshendetur. Me sy më kritik se Bushi Kerry sheh kthimin prapa në Rusi. As Kerri nuk do të ishte për botën president i rehatshem.
Votuesve akoma të pavendosur në SHBA në debatin për ceshtjet më të rendesishme të kohës sone në çeshtjen e sigurisë dhe të luftimit të terrorizmit iu ofruan pozicione shumë të ndryshme. Kohet e fundit dyshimet për Bushin në SHBA janë rritur. Deri tani John Kerri nuk kishte arritur, të paraqitej si alternative e qarte. Por kjo filloi në këtë debat televiziv. Vonë, por ndoshta jo edhe aq vone, për t´i bërë zgjedhjet interesante.

  • Data 01.10.2004
  • Autor Daniel Scheschkewitz
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArSA
  • Data 01.10.2004
  • Autor Daniel Scheschkewitz
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArSA
Reklamë