1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Mediat në Maqedoni

Zoran Jordanovski/Lindita Arapi23 Tetor 2013

Një gjykatë në Shkup dënoi me 4,5 vjet heqje lirie gazetarin Tomislav Kezarovksi për shkak të zbulimit të identitetit të një dëshmitari të mbrojtur. Rast për drejtësinë apo sulm kundër lirisë së shtypit në vend?

https://p.dw.com/p/1A4xX
Tomislav Kezarovski dënohet me 4 vjet e gjashtë muaj heqje lirie
Tomislav Kezarovski dënohet me 4 vjet e gjashtë muaj heqje lirieFotografi: DW/P. Stojanovski

Gazetari Tomislav Kezarovski, sot gazetar i së përditshmes "Nova Makedonija" informoi në një nga numrat e gazetës "Reporter 92", ku ai punonte më parë, për një vrasje, më saktë për një dëshmitar në këtë delikt. Ai publikoi protokollin e hetimit të dëshmitarit Zlatko Stipjanecot, të cilit ai i dha emrin Zlatko nga Stipe. Për drejtësinë dëshmitari i mbrojtur kishte emrin "Breza". Rasti i vrasjes daton nga viti 2008, hetimi në nëntor të 2008-s, ndërsa publikimi i protokollit disa javë më vonë. Dy persona u dënuan me heqje lirie,12 vjet bazuar në të dhënat e Brezës. Instancat e tjera më të larta e shfuqizuan vendimin, pasi "Breza" i tërhoqi deponimet e tij. Dëshmitari deklaroi se inspektorë të shërbimit sekret UBK e kishin detyruar të kalonte si dëshmitar i mbrojtur, ata i kishin dhënë edhe një tekst që duhej të mësonte përmendësh për gjykatësit.

Në Maj u arrestua gazetari Kezarovski nën akuzën se ka bërë publike të dhënat e një dëshmitari të mbrojtur. Ai u akuzuar dhe tashmë është dënuar me 4 vjet e gjashte muaj heqje liri. Komiteti i Helsinkit në Maqedoni e sheh këtë si një të dhënë kuptimplote, që Kezarovski nuk u arrestua e dënua atëherë në vitin 2008. Sipas kësaj instance "ky dënim kaq i lartë i përgjigjet dyshimit tonë se ky rast fsheh një sfond tjetër".

Protesta të gazetarëve në Shkup
Protesta të gazetarëve në ShkupFotografi: Makfax

Reagime ndërkombëtare

Dënimi i Kezarovskit shkatoir një rrebesh kritikash nga partitë politike, tek organizatat jofitimprurëse e PEN-Klubi i Maqedonisë. Dunja Mijatoviç e ngarkuara për lirinë e medias në OSBE u shpreh e shokuar pas këtij dënimi. "Ky dënim kaq i ashpër është një zhvillim shqetësues, një mesazh i qartë censurimi ndaj gazetarëve të tjerë". Edhe seksioni gjerman i organizatës "Reporterë pa kufi" shprehet se ky vendim është "një sulm i ashpër ndaj lirisë së shtypit në Maqedoni". Drejtuesi i këtij seksioni, Christian Mihr shprehet se "Dënimi i lartë për Tomislav Kezarovskin është sipas mendimit tonë plotësisht i pabazuar dhe ai shërben për të trembur gazetarët kritikë në Maqedoni."

Edhe Antoine Harry përgjegjëse për Ballkanin në qendrën e "Reporterëve pa kufi" në Paris shprehet se mund të jetë "me pasoja për lirinë e shtypit në Maqedoni si ashpërsia ashtu edhe dënimi joproporcional."