1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Një shkencëtar, eseist dhe më pak politikan për president

Sebastian Engelbrecht24 Tetor 2008

Deri në fund të vitit palestinezët dhe Izraeli duhet të gjejnë një zgjidhje për krijimin e dy shteteve. Mirëpo edhe nëse palët e arrijnë këtë marrëveshje, pyetja kush do ta udhëheqë shtetin e ardhshëm palestinez mbetet.

https://p.dw.com/p/Fg04
Sari Nuseibeh
Sari NuseibehFotografi: AP

Sari Nuseibeh, 59-vjeç, me flokë të thinjura rrjedh nga një familje nga Jeruzalemi. Familja e tij është e njohur në 100 vjetët e fundit. Por kjo familje muslimane ka lidhje me kristianizmin që prej vitit 638.

Kalifi Omar i kishte shpallur ata ruajtës të shenjtësive: "Kushëriri im ende është me mua. Tani ekzistojnë dy familje myslimane, që ndajnë këtë nder. Një anëtar i familjes sime hap dhe mbyll çdo ditë dyert e kishës." - thotë Nuseibehu.

Vetë Sari Nuseibehu është shkencëtar, eseist dhe më pak politikan dhe për gjërat flet me një lloj distance të duhur ironike. Mirëpo gjithmonë emri i tij është lidhur me pozicione të ndryshme shtetërore. Në vitin 1978 ai ka fituar në Harvard titullin e doktorit të shkencave. Tani është profesor në universtitetin Bir Zeit. Që në vitin 1980 ka kërkuar dialog me partinë e djathtë izraelite Likud.

Për aurotirtetet izraelite Sari Nusseibeh është person i dyshuar, sepse kur Sadam Huseini sulmoi në vitin 1991 Izraelin me raketa, ai u arrestua si njeri i Lëvizjes Çlirimtare, nën akuza për spiunim të Izraelit.

"Për një moment u tmerrova, sepse mendova që më kanë arrestuar për shkak të bombardimeve. Isha i friksuar, sepse shfrytëzohej atmosfera për futjen e njerëzve në burg dhe kisha frikë nga torturimet ose vrasja."

Tre muaj kaloi ai në burgun izraelit, për t'u bërë disa muaj më vonë partner zyrtar në negociatat me Izraelin, të zhvilluara në Madrid dhe Oslo.

Por Jaser Arafati e dëshproi atë. Arafati nuk mund të mbijetonte pa dhunë dhe korrupsion. Në vitin 2003 profesori i përkushtohet një plani paqësor, pikërisht në kohën kur zhvilloheshin luftime të ashpra. Sot ai angazhohet për krijimin e dy shteteve.

"Edhe sikur të gjejmë një zgjidhje me dy shtete, njeriu mund të bierë dakord, në qoftë se të dyja palët duan, për një shtet të përbashkët apo një federatë."

Sari Nuseibeh do të hyjë ndoshta një ditë në histori si filozofi i një shteti ideal palestinez. Dhe edhe pse ai vetë sot nuk e pranon këtë, me siguri që një ide e tillë i pëlqen.