1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Një parti e re në Kosovë - Lidhja Demokratike

Bekim Shehu12 Janar 2007

Ish-kryetari i kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, formoi sot zyrtarisht partinë e re si krah i LDK-së. Nexhat Daci, kryetar i Lidhjes Demokratike u shpreh se nuk ka ndërmend të shkaktojë ndonjë destabilizim të institucioneve të Kosovës

https://p.dw.com/p/ArZn
Prishtina
PrishtinaFotografi: DW

LD, është partia më e re politike në Kosovë. Ish-kryetari i kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci dhe mbështetësit e tij, të pakënaqur nga rezultatet e kuvendit të përgjithshëm të LDK-së, përfundimisht nuk janë më pjesë e kësaj partie e cila në të gjitha zgjedhjet në Kosovën e pasluftës doli fituese.

Këshilli nismëtar i partisë së re, LD, konstituoi sot, organet drejtuese dhe zgjodhi për kryetar akademik Nexhat Dacin. Akademik, Nexhat Daci, gëzon mbështetjen e disa deputetëve të kuvendit të Kosovës të mandatuar në zgjedhjet e shkuara nga LDK-së.

Nexhat Daci, thotë se aktualisht nuk ka ndërmend të shkaktojë ndonjë
destabilizm të institucioneve të Kosovës edhe pse në bazë të numrit të përkrahësve që ka në parlament, mund të rrezikojë funksionimin e koalicionit ekzistues qeveritar LDK-AAK.

Krahu tjetër i LDK-së, shpreson se LD, krahu i Nexhat Dacit, do të vazhdojë të kontribuojë në unitetin e parlamentit të Kosovës sidomos në këtë fazë të pritjes së zgjidhjes së statusit të Kosovës. Për unitet brenda forcave politike kosovare kërkohet vazhdimisht edhe nga faktori ndërkombëtar, sepse sipas tyre, zhvillimet rreth statusit të Kosovës janë në fazën përfundimtare, ndërsa, uniteti në Kosovë sipas tyre është mëse i domosdoshëm.