1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Një hap i rëndësishëm

Björn Blaschke21 Nëntor 2006

Siria dhe Iraku rivendosin marrëdhëniet diplomatike

https://p.dw.com/p/ArK5
Ministrat e jashtem te te dy vendeve
Ministrat e jashtem te te dy vendeveFotografi: AP

Siria dhe Iraku pas tre vjetësh e gjysëm të hyrjes së trupave amerikane në Bagdad rivendosin marrëdhëniet e tyre diplomatike. Ministri i jashtëm i Sirisë Valid al-Mualem, i cili qëndron prej të dielës në Bagdad, kishte kërkuar më parë tërheqjen e shpejtë të trupave të huaja nga Iraku. Kjo është vizita e parë e një anëtari të rangut të lartë të qeverisë siriane në Irak që prej rrëzimit të regjimit të Sadam Huseinit.

"Ne sapo kemi arritur një marrëveshje, përmes së cilës marrëdhëniet e nderprera prej një çerekshekulli do të rivendosen krejtesisht." Këtë e deklaroi të martën në mëngjes ministri i jashtëm irakian Hoshiar Zebari në një konferencë shtypi me homologun e tij sirian. Walid Muallem shkoi të dielën nga Damasku në Bagdad për bisedime me përfaqësues të qeverisë irakiane. Ky ishte kontakti i parë i rangut të lartë ndërmjet të dy vendeve që prej rrëzimit të kryetarit të shtetit Sadam Husein në pranverën e vitit 2003.

Marrëdhëniet diplomatike ishin nderprerë para më shumë se 20 vjetësh, dhe lidheshin me akuza të ndërsjella. Udhëheqja në Damask pohonte, se Iraku mbështeste thirrjen e vëllezërve myslimanë në fillim të viteve 80. Nga ana tjetër regjimi në Bagdad bënte përgjegjëse palën siriane, se mban anën e Teheranit në luftën iraniano-irakiane të viteve 1980-1988. Megjithatë në mesin e viteve 90-të marrëdhëniet tregtare në mes të dy vendeve u riaktivizuan zyrtarisht. Që tani rivendosen marrëdhëniet diplomatike, është një hap që duhet vleresuar lart.

Siria e cila ka pranuar rreth një milionë refugjatë nga Iraku, e mohon të ashtuquajturin pushtim amerikan të Irakut. Në të njëjtën kohë politikanë irakianë si dhe përfaqësues të SHBA që prej rrëzimit të Sadam Husseinit e kanë akuzuar disa herë qeverinë në Damask se u mundëson rebelëve hyrjen në Irak. Rigjallërimi i marrëdhënieve diplomatike ndermjet të dy vendeve, duhet parë nën dritën e zhvillimeve të fundit nderkombëtare. Kryeministri britanik Toni Blair propozoi javën e fundit, që ta lidhë Sirinë krahas Iranit në një strategji të re. "Komisioni Baker" në të cilin përfaqësoheshin disa fraksione, do të arrijë të njëjtin konkluzion, thuhet në Uashington, kur të paraqesë muajin e ardhshem raportin për politikën e SHBA-ve për Irakun. Aty duhen propozuar strategji të reja për Irakun dhe pjesën tjetër të Lindjes së Afërt.

Ministri i jashtëm i Sirisë ka garantuar gjatë vizitës së tij në Irak se qeveria e tij është e gatshme, të hyjë në dialog me SHBA-të për të arritur stabilitetin në Irak dhe në të gjithë rajonin. Por shefi i diplomacisë së Sirisë u tregua i papërkulur në çështjen e trupave të huaja. Pra ekziston një farë lëvizjeje në parketin diplomatik, kur është fjala për situatën e ngurtësuar në Irak. Në këtë kontekst do të zhvillohet edhe vizita tjetër e presidentit irakian Xhalal Talebani. Ai pritet fundjavën e ardhshme në Teheran.