1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

020310 USA Atomwaffen Außenpolitik

3 Mars 2010

Lufta e ftohtë ka marrë fund, por superfuqitë vazhdojnë të posedojnë armë atomike si mjete frikësimi. Spektakulare është deklarata e Presidentit amerikan me 1.3 se SHBA duan të reduktojnë në mënyrë radikale armët atomike

https://p.dw.com/p/MIGI
Fotografi: AP Graphics

Një botë pa armë atomike po.

Por nga iluzionet Barak Obama i porositi që të kishin kujdes simpatizantët e tij që në fjalimin e tij të famshëm në Pragë:

"Mos u gënjeni, përderisa këto armë të ekzistojnë, SHBA do të ruajnë një arsenal të sigurtë dhe efektiv të armëve nukleare, për të trembur kundërshtarët e mundshëm."

Arsenali amerikan duhet të pakësohet

Dhe në depozitimin nuklear në SHBA nuk ndryshojnë asgjë as planet për çarmatimin atomik të Obamës, të cilat ai i diskutoi me dyer të mbyllura deri në orët e vona të natës me ministrin e tij të Mbrojtjes, Robert Gates. Arsenali amerikan duhet të pakësohet me disa mijëra koka shpërthyese. Edhe bombat atomike amerikane në Gjermani ka të ngjarë të jenë të prekura nga ky reduktim, i thanë gazetës New York Times anëtarë të qeverisë, të cilëve nuk iu përmend emri. Këtu është fjala për deri në 20 bomba atomike amerikane, që ndodhen të depozituara nën tokë në bazën ajrore Büchel në landin Rheinland-Pfalz, në jugperëndim të Koblencës.

Obama wirbt für eine atomwaffenfreie Welt in Prag
Obama duke folur në Pragë për një botë pa armë bërthamoreFotografi: picture-alliance/ dpa

Reduktimi i kokave ndezëse bërthamore dhe i depove të armëve, është qëllimi i shpallur prej Obamës, që kur ka ardhur në detyrë. Dhe që prej muajsh demokratët e Obamës luftojnë në senat për ndalimin e provave me armë bërthamore.

Në strategjinë e tij të re atomike Presidenti amerikan përfshin edhe armët amerikane të depozituara në Gjermani, Itali, Belgjikë, Turqi dhe Hollandë, në bazë të informacioneve të anëtarëve të qeverisë dhënë gazetës New York Times. Për këtë flet fakti, që Obama që në vizitën e tij në Dresden vitin e kaluar e ftoi kancelaren gjermane Angela Merkel për të marrë pjesë në të ashtuquajturin "Samit bërthamor në Uashington" muajin e ardhshëm, në të cilin bëhet fjalë për sigurinë nukleare dhe për pengimin e përhapjes së armëve atomike.

Por Pentagoni do të zhvillojë armë të reja konvencionale

Luftbild vom amerikanischen Verteidigungsminsterium Pentagon in Washington 2003
Ministria amerikane e Mbrojtjes, PentagoniFotografi: AP

Ndryshe nga paraardhësi i tij në detyrë George W. Bush Obama sipas informacioneve të gazetës New York Times nuk do të zhvillojë armë të reja nukleare. Dhe as miniautobomba, që thyejnë bunkerë. Por Pentagoni do të zhvillojë armë të reja konvencionale, me të cilat brenda një ore arrihen të kryhen sulme rrufe në të gjithë botën. Zëvendëspresidenti i SHBA-së Joe Biden thekson:

"Me këto armë të reja dhe dhe me sistemet e reja të mbrojtjes nga raketat SHBA-ja mbetet shumë e fortë edhe me një arsenal shumë të reduktuar armësh."

Jo së fundi edhe për shkak se laureati i çmimit nobel të paqes Obama, siç njofton New York Times, ka të drejtën të japë i pari urdhërin për sulmin atomik. Biles edhe kundër shteteve pa armë atomike, nqs prej territorit të tyre kërcënon rreziku i një sulmi terrorist me armë biologjike, apo kimike. Dhe megjithë planet e tij për çarmatimin atomik Presidenti amerikan ka marrë aprovim nga kongresi për 7 miliardë dollarë shtesë për modernizimin e armëve nukleare.

Eksperti ushtarak Jay Coghlan tregon në emisionin radiofonik Democracy Now, se çfarë do të ndodhë me këto para.

„Një prodhim ushtarak plutoniumi në Las Alamos në New Mexiko si dhe një impiant i ri për pasurimin e uraniumit në Tennessee“.

Do të shkatërrohen ato armë amerikane, që gjithsesi janë të vjetra.

Autor: Ralf Sina

Redaktoi: Angjelina Verbica