1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Nisma e Steinmeier dhe Hammond për Bosnje-Hercegovinën

Andreas Reuter16 Janar 2015

Edhe 20 vjet pas luftës gjendja në Bosnje-Hercegovinë nuk është përmirësuar, vendi përballet me krizë të madhe ekonomike dhe politike. Steinmeier dhe Hammond gjatë vizitës në Sarajevë propozojnë një nismë për ndryshime.

https://p.dw.com/p/1ELc6
Philip Hammond und Frank-Walter Steinmeier
Fotografi: Tobias Schwarz/AFP/Getty Images

Lufta ka përfunduar në Bosnje-Hercegovinë para 20 vitesh, por gjendja në këtë vend ende është shumë e rëndë. Kështu mendojnë minsitri i Jashtëm gjerman Frank Walter-Steinmeier dhe homologu i tij britanik Philip Hammond. Ministrat e jashtëm të Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe janë mësuar me çështje të pakëndshme diplomatike. Por në një letër të hapur në nëntor 2014, ata kanë shprehur kritika për gjendjen: Bosnje - Hercegovina ka mbetur në vendnumëro sa u përket zhvillimeve ekonomike dhe politike. Përçarjet etnike janë shumë të thella dhe vendi ka nevojë për reforma, të cilat deri tani nuk janë realizuar. Pasojat e mungesës së reformave janë të rënda, thotë Steinmeier. "Bosnje-Hercegovina ka ngecje në krahasim me vendet e tjera të rajonit. Së pari, kur bëhet fjalë për zhvilimin brenda shtetit. Por edhe sa i përket procesit të integrimit në Europë."

Pengesat më të mëdha

Në Bruksel mendohet se pengesa më e madhe në këtë proces është një klauzolë në Kushtetutën e vendit për drejtimin e shtetit, sepse gjithmonë duhet të shikohet proporcionaliteti i përkatësisë etnike në institucione. Kjo do të thotë që se postet ndahen sipas përkatësisë nacionale: boshnjakë, serbë apo kroatë dhe jo mbi bazën e aftësive. Minoritetet, si hebrejtë apo romët, përjashtohet nga ky proces dhe diskriminohen. Kështu vendosi Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Para se të shënohet ndonjë hap në procesin e afrimit me BE, duhet të ndryshojë Kushtetuta e këtij vendi, thuhet në kërkesat e BE. Ministri i Jashtëm gjerman mendon se këto kërkesat janë me vend. "Duhet të shohim nëse rrjedha e gjërave në Bosnje - Hercegovinë është si duhet, apo duhet të bëjmë ndryshime", thotë ai.

Ndërsa homologu i tij britanik Philip Hammond ka propuzuar që fillimisht të merremi me çështje social-ekonomike dhe më pas të bëhen ndryshimet kushtetuese. Në BE kaherë janë të dëshpëruar me gjendjen dhe me udhëheqjen e Bosnje-Hercegovinës. Ministrat e tjerë të jashtëm i janë bashkuar iniciativës gjermano-britanike. Ndërsa e ngarkuara për Politikë të Jashtme e BE, Federica Mogherini ishte euforike: "Po, ky mund të jetë një fillim i ri. BE dhe Bosnje-Hercegovina duhet të bëjnë sa më shumë që është e mundur, për ta shfrytëzuar këtë shans." Sipas saj, kjo iniciatvië mund të shënojë kthesën e Bosnje-Hercegovinës në drejtm të BE-së.

Por për ta nisur këtë proces, politikanët lokalë duhet të ndryshojnë qëndrimet. Ata ende nuk janë dakord. Megjithatë Frank-Walter Steinmeier dhe Philip Hammond duan që gjatë vizitës (16.01.2015) në Sarajevë të kërkojnë mbështetje për nismën e tyre. Pika kulmore e kësaj vizite do të jetë një fjalim para parlamentit.