Nis gara për arinjtë e artë dhe të argjendtë | Politika | DW | 10.02.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Nis gara për arinjtë e artë dhe të argjendtë

Hapet festivali ndërkombëtar i filmit në Berlin. Ylli i vërtetë i kësaj Berlinaleje është megjithatë si çdo vit publiku, thotë shefi i festivalit Dieter Kosslick

default


Yje të kinematografisë si Xhorxh Kluni, Isabele Hupert, Meril Strip, apo Isabela Roselini në qilimin e kuq, filma emocionues politikë në ekran dhe shumë prodhime gjermane. Kështu mund të përshkruhet shkurt gama e festivalit të 56 të filmit në Berlin. Të enjten pasdite në pallatin e Berlinales u hap ky takim i madh i kineastëve nga e gjithë bota, me 2000 të ftuar nderi dhe me premierën e filmit britaniko-kanadez "Snow-Cake" të Mark Evans. "E deklaroj të hapur festivalin e 56 të Berlinit" "Mirësevini në Berlinalen e 56- të, zonja dhe zotërinj".

Të gjithë aktorët e njohur gjermanë nga Michael Ballhaus, Susane Lothar, Jan Josef Liefers deri tek Franka Potente dhe Volker Schlëndorff kishin ardhur në hapje të Berlinales. Dhe në mesin e tyre ndriçonin yjet ndërkombëtarë, kryetarja e jurisë Charlotte Rampling dhe aktorët kryesorë të filmit të hapjes Sigourny Weaver dhe Alan Rickman.

Ylli i vërtetë i kësaj Berlinaleje është megjithatë si çdo vit publiku, thotë shefi i festivalit Dieter Kosslick: "Që kur ka nisur Berlinalja, që prej 56 vjetësh pjesa më e madhe e atyre që shkojnë këtu në kinema, në mot me shi apo me borë, është publiku normal më shumë se 150 000 herë në javë ata shkojnë në kinema dhe mund të them, se kjo është mrekulli nuk mund të dëshirosh gjë më të mirë, kjo është berlinale e vertetë."

Filmin britaniko- kanadez të regjizorit Marc Evans publiku mund ta shohë që nga e premtja në mëngjez. Alani një burrë i mbyllur në vetvete mbi të pesëdhjetat, është nisur tek gruaja, që ka qënë nëna e djalit që i ka vdekur. Në makinë merr një pispiruqe nëntëmbëdhjetëvjecare, e cila nuk e arrin kurrë qëllimin e saj sepse në një aksident tragjik humb jetën. I traumatizuar rëndë Alani kërkon nënen e saj, e cila sillet në mënyrë të pabesueshme. Sepse Lind Freemann, e luajtur nga e mrekullueshmja Sigurni Weaver është autiste, e cila e kupton në fakt fatkeqësinë, por nuk mund t'a ndjejë. Lidhja e veçantë e Lindës me botën si dhe lidhja delikate e dashurisë me fqinjen Megi i mundësojnë Alenit që konfrontohet me një kapitull të errët të së kaluarës së tij dhe të ndjejë më shumë se trishtim dhe hidherim. Kështu një film thuajse intim hap këtë konkurs dhjeteditësh për arinjtë e artë dhe të argjendtë, në jurinë e të cilit është edhe stari gjerman me famë botërore Armin Müller-Stahl:
"Mua më gëzon fakti, të shoh filma të mirë. Dhe filma që janë politikë, filma që hedhin ura, filma me qëllim që njerëz të të gjitha kulturave ta kuptojnë më mirë njëri-tjetrin. Kjo më duket shumë e rëndësishme."

Me të vertetë shumica e 19 filmave që konkurrojnë janë filma shumë politikë. Kështu filmi amerikan "Syriana" flet për korrupsion dhe intriga në bisnezin ndërkombëtar të naftës filmi boshnjak "Grbavica" tregon vuajtjen e grave të përdhunuara dhe fëmijeve të tyre në luftën në Ballkan dhe britaniku Michael Winterbottom shtjellon fatin e tre muslimanëve britanikë, që pasi janë ngatërruar me dikë tjetër mbahen si luftëtarë talibanë në kampin amerikan të Guantanamo-Bay. Gjermania në këtë konkurs është prezantuar njëherazi me katër prodhime, ndër ta me filmin në bazë të romanit shumë të diskutuar "Thërmijat elementare" të autorit francez Michel Houllebecq të luajtur nga yje të kinematografisë gjermane.


  • Data 10.02.2006
  • Autor Silke Bartlick
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqqw
  • Data 10.02.2006
  • Autor Silke Bartlick
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqqw