Nikolas White : Në rast se nuk gjejnë konsensus, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund ta njohin në mënyrë të njëanshme pavarësinë e Kosovës | Politika | DW | 26.01.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Nikolas White : Në rast se nuk gjejnë konsensus, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund ta njohin në mënyrë të njëanshme pavarësinë e Kosovës

I pari që paralajmëroi mundësinë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të vepronin edhe me Kosovën ashtu siç bënë me emrin e Maqedonisë ishte bashkërenduesi i posaçëm i Paktit të Stabilitetit Erhard Busek. Siç dihet SHBA-ja pasi vuri re që çështja e emërtimit të Maqedonisë po zvarritej për në « kalendat greke » vendosi që ta njohë atë me emrin e saj kushtetues, pra thjesht si Republika e Maqedonisë dhe jo si ish – republika jugosllave e Maqedonisë.
Një veprim i tillë u prit me panik dhe acarim në rradhë të parë nga Athina, por deri diku edhe nga Brukseli. Përsëritja e një skenari të tillë, pra që Shtetet e Bashkuara të njohin pavarësinë e Kosovës në mënyrë të njëanshme, siç paralajmëroi Busek, shkaktoi po aq pështjellim në qarqet europiane. Madje sipass masmediave ndërkombëtare, pas paralajmërimit të Busekut, partia socialiste greke ngriti nevojën e hartimit të një platforme mbarëeuropiane për të pamundësuar një veprim të tillë nga ana e Uashingtonit. Ngjarjet duket se që atëhere u fiksuan në këto parametra. Por ishte drejtori për Ballkanin, Nikolas White i cili gjatë një forumi kushtuar Kosovës, e theksoi qartë dhe prerë se në rast se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të gjenin konsens brenda Grupit të Kontaktit apo me vendet anëtare të BE-së, atëhere mund ta njihnin drejtpërsëdrejti pavarësinë e Kosovës.

Kjo deklaratë e fundit, ashtu si dhe ajo e mëparshmja e Erhard Busekut, duhet të konsiderohet si shumë serioze kur njihen lidhjet e forta që Grupi Ndërkombëtar i Krizave ka me shumë personalitete të njohura në Uashington. Jo më kot që selia e këtij institucioni ka dy qendra bazë, njërën në Bruksel dhe tjetërn në Uashington, pa folur këtu për zyrat e tij të ndërlidhjes në Nju Jork, Londër dhe Moskë. Pikërisht duke folur për qëndrimin e Grupit të Kontaktit, White theksoi se edhe kundërshtimi i Rusisë ndaj njohjes së pavarësisë së Kosovës mund të mënjanohej duke i bërë asaj koncesione në fusha të tjera.

Ndofta duke pasur parasysh edhe këtë skenar White shprehu ndrojën se shkaktimi me qëllim i turbullirave të reja në Kosovë do të ndihmonte Serbinë që ajo të vendoste trupat e saj në veri të Mitrovicës.

  • Data 26.01.2005
  • Autor Viron Gjymshana
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AquK
  • Data 26.01.2005
  • Autor Viron Gjymshana
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AquK