Nga tuberkulozi vdesin 5000 vetë në ditë | Bota | DW | 24.03.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Nga tuberkulozi vdesin 5000 vetë në ditë

Çdo ditë në botë vdesin 5000 të sëmurë nga tuberkulozi, një sëmundje e cila në Gjermani mund të shërohët me relativisht pak para. Kombet e Bashkuara kanë vënë si qëllim të politikave të zhvillimit të mileniumit luftën kundër tuberkulozit. Në një program të Kombeve të Bashkuara parashikohet që deri në vitin 2015 të ndalohet zgjerimi i sëmundjes.

Parrullë mbi ndërtesën e WHO në Gjenevë

Parrullë mbi ndërtesën e WHO në Gjenevë

Tuberkulozi është një pandemi, ajo është e përhapur në gjithë botën. Kontinenti më i infektuar është Afrika, mirëpo 55% deri në 60% të të gjitha rasteve shfaqen në Azi, pjesa tjetër në Amerikën Latine, Lindjen e Mesme dhe Evropën Lindore. Madje ka shfaqje të kësaj sëmundjeje edhe në vendet industriale, thekson Dr. Mario Ravigkion, drejtor i programit të Kombeve te Bashkuara për ndalimin e tuberkulozit.

Sipas Mario Ravigkon nuk duhet lejuar që brenda ditës të vdesin 5000 vetë nga tuberkulozi. "Ne kemi mjete për të shpëtuar jetën e miliona njerëzve" thotë themeluesi i Mikrostofit Bill Gates. Këtë prononcim Gates e ka bërë gjatë një paraqitjeje në forumin ekonomik të Davosit ku ka shpalosur planin aksional për luftimin e tuberkulozit.

"Është e paparashikueshme se në çfarë mase është injoruar problemi nëse mendohen për mundësitë teknike. Që prej 100 vitesh ne kemi mundur ta testojmë tuberkulozin. Gjendja është ashtu si edhe para tetë vitesh, sërish nuk janë gjetur medikamentet. Mjeti më efektiv deri tani ka qenë programi DOTS, i cili ka filluar të vihet në jetë prej vitit 2000 dhe ka filluar të aplikohet në shumë vende të botës.

Bill Gates synon me fondacionin të ndryshojë botën sa i përket luftimit të tuberkulozit. Fondacioni i tij mbështet planin aksional, i cili parashikon që deri në vitin 2015 të ndalojë zgjerimin e kësaj sëmundjeje në botë. Strategjia DOTS ka filluar të zbatohet që nga viti 1999 nga ana e Organizatës Botërore për Shëndetesi WHO dhe ajo përmban strategjinë e propozimeve për çdo vend.

Pesë pikat esenciale të kësaj strategjie janë: Gjetja e diagnozës së tuberkulozit në çdo vend, përkujdesja e përhershme në të gjitha vendet ku është shfaqur sëmundja duke vënia në përdorim e së paku katër deri gjashtë medikamenteve, kontrolli i rregullt i të infektuarve, trajtimi i duhur i pacientëve nga ana e personelit të shkolluar mjekësor dhe prioriteti politik në luftën kundër tuberkulozit.

Aktualisht 119 shtete punojnë sipas propozimeve të Organizatës Botërore të shëndetësisë WHO. Që nga fillimi i realizimit të programit të kësaj organizate janë trajtuar 20 milionë pacientë. Mirëpo tuberkulozi nuk është gjithandej njësoj dhe strategjia duhet t`i përgjigjet kushteve të secilit vend, thekson Dr Mario Raviglion nga organizata botërore e shëndetësisë.

Për programin aksional të luftimit të tuberkulozit në botë do të vendosen në dispozicion 56 miliardë dollarë në dhjetë vitet e ardhshme. Aktualisht, Banka Botërore dhe Fondacioni Bill Gates kanë vënë në dispozicion 25 miliardë dollarë.

  • Data 24.03.2006
  • Autor Helle Jeppesen
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArM5
  • Data 24.03.2006
  • Autor Helle Jeppesen
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArM5
Reklamë