Nga sot gjermanët duhet të paguajnë vetë për testet e Coronës | Gjermania | DW | 11.10.2021
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

Gjermania

Nga sot gjermanët duhet të paguajnë vetë për testet e Coronës

Nga 11 tetori gjermanët duhet të paguajnë vetë për testet e Coronës. Ato do të vazhdojnë të jenë falas për fëmijët nën 12 vjeç dhe gratë shtatzëna.

Më shumë se një gjysmë viti testet kundër Coronës ishin falas, tani shumica e tyre duhet të paguhen nga qytetarët gjermanë. Nga 11 tetori hyri në fuqi rregullorja federale, sipas së cilës qytetarët duhet të paguajnë vetë për testet e Coronës. Testet do të vazhdojnë të jenë falas për fëmijët nën 12 vjeç dhe gratë shtatzëna. 

Politika thotë, se do ishte e gabuar, të paguhej nga shoqëria testi i Coronës për ata që refuzojnë vaksinimin, kur tani ky është i mundur.


Edhe bashkitë gjermane e kanë përshëndetur këtë vendim. "Ne nuk mendojmë, se heqja e testeve falas do të çojë në konflikte serioze sociale", është shprehur Gerd Landsberg, kreu i Shoqatës së Bashkive dhe Komunave Gjermane, për rrjetin redaksional gjerman, "Redaktionsnetzwerk Deutschland".