Nevojitet ndihmë urgjente | Bota | DW | 31.08.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Nevojitet ndihmë urgjente

Vlerësimi i qeverisë libaneze i arritur edhe me ndihmën e OKB-së është se në muajt e ardhshem nevojiten rreth 500 milionë dollarë

Kryeministri libanez Fuad Saniora dhe ministrja suedeze e ushqimit Carin Jamtin

Kryeministri libanez Fuad Saniora dhe ministrja suedeze e ushqimit Carin Jamtin

Gjurmët e shkatërrimit, që ka lënë lufta 34 ditore në Liban, janë kudo të pranishme. Bashkësia ndërkombëtare e pati të vështirë ta përballojë krizën politike, por për rindërtimin do të kontribuojë shpejt dhe biles të enjten në një konferencë donatore në Stokolm. Të premten do të jepen premtimet për ndihma për palestinezët. 350 delegatë nga rreth 60 vende marrin pjesë në konferencën donatore për Libanin, që organizohet në Stokolm nga qeveria suedeze në bashkëpunim me OKB-në. I ftuari kryesor do të jetë kryeministri libanez Fuad Siniora.

Organizatorët suedezë janë të kënaqur me reagimin ndërkombetar ndaj konferencës. Sekretarja e shtetit në ministrinë e jashtme suedeze Annika Sëders tha: "Përsa i përket pjesëmarrjes, reagimi ka qenë shumë pozitiv. Dhe ne gëzohemi, që mundëm të përshëndesim delegacione të rëndësishme nga shumë vende nga bota arabe nga të gjitha kontinentet dhe nga Evropa."

Ajo që nuk dihet është se sa janë të gatshëm të japin vendet e ndryshme. Sepse skema e nevojave financiare e përpiluar nga qeveria libaneze u bë gati pak orë para fillimit të konferencës. "Vlerësimi i qeverisë libaneze i arritur edhe me ndihmën e OKB-së është se në muajt e ardhshem nevojiten rreth 500 milionë dollarë."

Libanezet kanë paraqitur një katalog të madh. Ai përfshin pjesë të tëra të jetës publike, të infrastruktures së vendit, që nga strehimoret e të dëbuarve telekomunikacioni dhe transporti. Janë të përfshira edhe shëndetësia, edukimi dhe furnizimi me ujë si dhe rindërtimi i industrisë së shkatërruar dhe luftimi i papunësisë si pasojë e kësaj.

Qeveritë e ndryshme duhet të verifikojnë se sa janë në gjendje të ndihmojnë. Suedia ka premtuar se paku 20 milionë, nga donatorët e tjerë nuk ka të dhëna.
Njëkohësisht duhet garantuar që premtimet të realizohen dhe paratë të jepen me të vërtetë. "Eshtë me rëndësi që të kemi një mekanizëm zbatues dhe këtë po e diskutojmë tani me OKB-në për të parë se ç´mund të bëjmë pastaj. Me qëllim të vendet të mos japin vetëm premtime, por edhe të dhurojnë. Sepse kjo është urgjente."


E njëjta gjë vlen edhe për konferencën tjetër donatore, që mbahet të premten në Stokolm. Një numër po aq i madh delegacionesh do të premtojë ndihma për palestinezët.

  • Data 31.08.2006
  • Autor Peter Filip
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArKW
  • Data 31.08.2006
  • Autor Peter Filip
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArKW
Reklamë