1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Nena dhe shkencetare - Dy "profesione" te veshtira

Mari Mavellek4 Korrik 2005

Gjermania po konstaton me alarm se sa vjen e ulet numri i lindjeve. Afro 40 % e grave me arsim të lartë nuk kanë fëmijë. Në anën tjetër, shkenca humb shumë studiuse të shkëlqyera sepse ato e dorëzojnë karrierën për familjen dhe fëmijën. Një libër i porsa dalë u tregon shkencëtareve, se si mund të lidhin punën dhe familijen.

https://p.dw.com/p/Ar3I
Kristiane Nyslajn –Volhard, nobeliste gjermane
Kristiane Nyslajn –Volhard, nobeliste gjermaneFotografi: dpa

"Karrierë dhe fëmijë", quhet libri, që është publikuar me nismë të Akademisë së Re në Berlin dhe përmbledh përvojat e rreth 30 autoreve.

"Ne donim të mblidhnim shembuj pozitivë që u tregojnë shkencëtareve se si funksionon skema "nënë dhe studiuese. Këto shembuj duhet të vinin nga e gjtihë Gjermania," –

sqaron Katarina Landfester, njëra nga editoret e librit dhe anëtare e kryesisë së Akademisë së Re.

Libri nuk ofron recetë magjike. Ai përbëhet nga 30 raporte që prezantojnë mundësi të ndryshme, se si mund të ushtrohen dy profesione në të njëjtën kohë.

Landfester

: "Në shumicën e raporteve tregohet për një stërlodhje të madhe. Shumë shpesh autoret kanë ardhur në një pikë, kur kanë venë në pyetje të vazhdojnë kështu apo t’i vënë shkelmin karrierës."

Puna e shkencëtarit nuk është e rëndomtë. Krijimi i profilit vetjak është një punë që të vjedh kohë. Në jetën e përditshme kërkohen rezultate dhe konkurrenca është e madhe. Puna shumë shpesh është individuale e nuk mund t’i lihet dikujt tjetër për një farë kohe. Prandaj edhe shumica e grave nuk bëjnë pushim pas lindjes, maksimumi gjashtë muaj. Në këtë periudhë dalin në pah mangësitë e infrastrukturës për përkujdesjen e fëmijëve. Një problem i madh për shkencëtaret: mungojnë vendet e kopshteve ditore. Kristiane Nyslajn –Volhard, fituese e çmimit Nobel për mjekësi shpjegon, se si e ka zgjidhur Instituti Maks Plank këtë problem:

Nyslajn

: "Ne kemi ngritur një kopësht për fëmijë në institut. Është privat, por ka vend, jo vetëm për fëmijët e shkencëtarëve, por edhe për të tjerë. Kjo funksionon fare mirë. Ata kanë edukatore shumë të mira. Është pak e shtrenjtë."

Nyslajn kritikon faktin që landi i Baden Vyrtebmbergut nuk jep asnjë ndihmë. Sipas tyre gruaja e ka vendin në shtëpi, ankohet ajo më tej.

Nyslajn

: "Në profesionin tonë është problem i madh, kur një grua largohet prë tre vjet. Ajo zhduket për gjithmonë."

Nobelistja gjermane ka ngritur nje fondacion per te përkrahur nënat shkencëtare me fëmijë. Doktoruese u jepen ndihma financiare dhe u vihet në dispozicon ndihmë shtëpiake.