1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ndryshime të pritshme në qeverinë e Tiranës

Ani Ruci23 Shkurt 2007

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve në Tiranë shpalli sot rezultatin në 302 njësi vendore nga 384 në nivel kombëtar

https://p.dw.com/p/ArYE
Edi Rama
Edi RamaFotografi: DW

Sipas Leonard Ollit, zedhenes i KQZ, ne 9 njesi vendore votimi nuk eshte kryer ne 3 te tjera numerimi i votave eshte bllokuar nga mosmarrveshjet mes komisionereve demokrate dhe socialiste.
Rezultat e sapopublikuara nga kQZ nuk kane ndryshuar harten elektorale te shpallur tanime: pushtetin lokal ne Tirane dhe qytetet kryesore e ka marre e majta opozitare kurse ne zonat rurale e djathta qeverisese.
Por rezultatet e saposhpallura treguan perqindjen e partive ne proporcinal ku PS eshte ne avantazh me 19,36 te votave ne raport me PD qe ka 18,52.

Mungesa e rezultatit perfundimtar po sjell nje situate paradoksale ne Shqiperi. Kryetaret e dy kampeve politike kundershare qe moren pjesec ne gare, Edi Rama nga opozita dhe Sali Berisha nga maxhoranca qeverisëse, secili deklaron se i ka fituar ai zgjedhjet lokale te 18 shkurtit. Cili prej tyre thote te verteten?

I vetmi institucion qe e ka detyre kushtetuese t´i jape pergjigje kesaj pyetjeje te thjeshte vazhdon te heshte.
Ne kete heshtje shifrash, qe i japin fund situates se mesiperme, kampet kundershtare perdorin argumentat e tyre.
Opozita thote se elektorati ne Tirane dhe qytetet kryesore, ku ajo ka fituar eshte me i madh ne numer sesa ai ne disa dhjetra komunave te marra se bashku. Qeveria thote se numri i komunave, sme i madh se ai i qyteteve kryesore eshte domethenes per fitoren e saj.

Opozita pyet pse heshti deri tani Berisha nese fitorja ne zinat rurale do te thote fitore e zgjedhjeve lokale dhe pse aleatet e tij ne bashkeqeverisje nuk flasin per fitore.
Republikane, demokristiane dhe PBDNJ kerkojne mbajtje pergjegjesie dhe ndryshime ne qeveri si reflektim per humbjen e zgjedhjeve ne qytetet e medha.

Vete kryeministri Berisha pranoi se do t´i beje ndryshime por jo si reflektim per humbjen por per te pershpejtuar ritmin e reformave te ngadalesuara gjate fushates dhe per te realizuar premtimet gjate zhvillimit te saj.

Burime konfidenciale nga PD pohuan per DW se ne qarqe te larta te PD po pergatitet qe faturen e humbjes tia ngarkojne nenkryetarit te saj dhe kryetarit te Grupit Parlamentar te PD, Bamir Topit, i cili drejtoi fushaten e ish ministrit te brendshem Sokol Olldashi, qe humbi ne Tirane, perballe Edi Rames.

Pas humbjes Olldashi duket se nuk ka shanse te rikthehet ne qeveri. Kryeministri Berisha e cilesoi ate mbreme nje figure kryesore vetem te partise.

Rezultat zyrtare per te 384 qendrat e votimit ne shkalle vendi nuk pritet te dalin para 25 shkurtit. Deri atehere sejcili kamp do te thote se i ka fituar ai zgjedhjet lokale. Ndersa ne prapaskenat e PD po pergatiten ndrrime postesh te larta dhe emra te rinj per te marre portofole ministrore te atyre qe do paguajne me largim nga qeveria.

Sa per pergjegjesine e kryeministrit Berisha qe mori pjese vete ne fushaten e zgjedhjeve lokale, sipas nje sondazhi te kryer nga NEWS 24, kanal i pavarur televiziv i Tiranes, 84 përqind e te anketurve mendojne se Berisha duhet te jape doreheqjen pas humbjes se zgjedhjeve.

Gjithsesi qeveria e djathte ndodhet para zhvillimesh te reja qe me pak fjale do te permblidheshin: prishje e ekuilibrave egzistues mes demokrateve e partive aleate dhe vendosje ekuilibrash te rinj. Aktualisht maxhoranca e djathte ka dy deputete me pak: Sokol Olldashin qe la mandatin per te kandiduar per kryetar bashkie dhe Spartak Ngjela qe nuk ben pjese me ne grupin parlamentar te demokrateve, gje qe ia ben te veshtirte miratimin e vendimeve te qeverise me 2/3 e parlamentit pa voten e opozites.