Ndihma për të varfërit | Gjermania | DW | 16.12.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Ndihma për të varfërit

Për kë dhe si japin ndihma gjermanët

Gjermanët japin ndihma në të holla. Ata dhurojnë më së shumti nder evropianet. Cdo vit jepen mbi 2 miliardë euro për qëllime bamirësie. Që kjo është një shumë e madhe, vihet re psh në faktin, se ajo është e njëjtë me buxhetin vjetor të ministrisë së jashtme gjermane. 2 nga pesë gjermanë mendojnë rregullisht për mjerimin e të tjereve.

Në kohën para krishtlindjeve Ursula Gerst merr shumë postë. Shokë dhe miq dergojnë kartolina. Sigurimet dergojnë llogaritë për vitin e ri. Por edhe organizatat e ndihmës nuk e harrojnë 77 vjeçaren. Në letrat që dergojnë urojnë krishtilindjet dhe kujtojnë se do ishte mirë, që t´u ndihmohet njerezve me të varfer dhe të dhurojnë disa euro.

"I shikoj me vemendje dhe meqe kerkesat nuk pushojnë thua, po mirë duhet të dhurosh. Dhe pastaj kerkoj diçka që më duket më e rëndësishme. Dhe ketu për mua në rradhe të parë janë ndihmat për fëmijet."

Nuk është rastesi që organizatat e ndihmës shtojnë kerkesat para krishtlindjeve. Ata e dinë që në kete kohë të kthimit në vetvete njerezit janë në gjendje të dhurojnë më shumë. Pamje prekese me sy të trishtuar femijesh në letra dhe pllakatat e rrugëve, por edhe reklama ne televizion dhe radio duhet të sherbeje për të mbledhur me tepër para.


Gjermanet japin para. Megjithe renien konjunkturale gatishmeria e tyre për të dhuruar vazhdon të jete e madhe. Në vitin 2003 sipas të dhenvae të institutit gjerman për ceshtje sociale rreth 2,3 miliarde euro janë mbeldhur për qëllime bamiresie. Një e katerta e tyre u dha për mbrojtjen e kultures dhe të monumenteve, si dhe për mbrojtjen e kafsheve dhe të mjedisit. Tre të katertat e ketyre parave, pra pjesa më e madhe shkoi për ndihmë humanitare. Drejtuesi i keshillit gjerman për dhurimin e ndihmave Bernd Beder e njeh rangun e listes së institucioneve për të cilat dhurohen me shpesh para.

"Kishat janë në rend të parë, ajo protestante dhe katolike. Pastaj vijnë jetimoret SOS? Pastaj vjen kryqi i kuq, ndihma e Johaniteve për aksidentët. Pastaj vijnë Karitasi dhe UNICEF-i. Pastaj ndihma për fëmijet në nevojë, World Vision dhe Buke për boten."

Rreth 40% e popullsisë gjermane në moshe të rritur u pergjigjet thirrjeve për ndihmë. Edhe pse një pjese paguajnë më shumë dhe një pjesë më pak, sipas statistikave vitin e kaluar çdo person ka dhene mesatarisht 66 euro për një qëllim të mirë. Sigurisht që njerezit kanë perfytyrime konkrete se për çfare i japin të hollat, ketu luajnë rol edhe njoftimet aktuale të shtypit.

"Nqs në një vit ndodhin katastrofa të mëdha, që paraqiten në mënyre të efektshme në media, atehere shumat që dhurohen shtohen. Kete e kemi perjetuar ne vitin 2002 në krahasim me vitin 2001. Parate e dhuruara janë rritur me rreth 14%. Aty u shenuan disa katastrofa të medha si përmbytje dhe termet në Turqi."

Cfarë njerëzish jane ata, që kujdesen në mënyrë anonime për fëmije në Ameriken Latine, apo financojnë projekte për shkollat në Afrikë? Në përgjithesi vlen të thuhet se sa më i ri aq më pak dhe sa më në moshe aq më shumë dhurojnë Bernd Beder:
"Sa më i moshuar të jetë dikush, aq më shumë kontribuon me parate e dhuruara. Kjo lidhet edhe me atë që brezi i vjeter është më i vetedijesuar për kete. Kjo ndoshta lidhet edhe me faktin se brezi i vjeter ka më shumë pasuri."
Që gratë japin më shumë para se burrat është një gabim shumë i perhapur, thotë Beder. Në fakt gratë dhurojnë më shpesh se burrat, por shuma më të vogla ndoshta se kanë më pak të ardhura. Interesant është se më të varferit në raport me mundesitë e tyre financiare dhurojnë më shpesh se të pasurit.

  • Data 16.12.2004
  • Autor Nadja Baeva
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar5B
  • Data 16.12.2004
  • Autor Nadja Baeva
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar5B