Ndihma e Gjermanisë e panevojshme? | Bota | DW | 04.09.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Ndihma e Gjermanisë e panevojshme?

Çorientim diplomatik lidhur me ndihmën humanitare që Gjermania i ofron Shteteve të Bashkuara

default

Avioni i tipit A310 "Kurt Schumacher" i forcave ajrore gjermane preku tokën e shtetit Florida. Brenda janë ulur nënkoloneli Andreas Künkler, komandanti i trupës në bord. Këshillimi i fundit para evenimentit historik: Gjermania ofron ndihmë humanitare Amerikës, në zonat e prekura nga katrastrofa.

Por fluturimi i avionit gjerman me ndihma humanitare nuk ishte edhe aq i lehtë. Qarqet zyrtare në Amerikë bën mjaft internevime, u hetuan madje të gjitha fijet diplomatike. A lejohet të fluturojë një avion i forcave ajrore gjermane në zonat e katasfrofës? Ushtarët gjermanë e shohin këtë mision nga ana praktike:
"Vetëm nga ajo që po shoh këtu, pra nga gjendja humanitare, mendoj se njerëzit këtu kanë nevojë, madje urgjente", tha njw ushtar.

Sinjali zyrtar i amerikanëve në fillim ishte- negativ. Amerika mund ta ndihmojë vetveten. Nuk kemi nevojë për ndihmë gjermane. Megjithatë tonelatat me ndihma humanitare pas disa sorollatjeve diplomatike u shkarkuan. Njerëzit në këtë zonë presin krahëhapur çdo lloj ndihme: Një ushtar gjerman tregon:
"Pritja e njerëzve ishte mjaft përzemërt. Ata u treguan shumë mirënjohës."

Ndihma humanitare pritet të vazhdojë. Megjithëse nuk është dhënë akoma dritë jeshile nga ana amerikane. Zyrtarisht synohet të mënjanohet përshtypja, se SHBA po kërkon ushtarë gjermanë. Formalisht tani thuhet: "Është ndihmë humanitare dhe jo aksion humanitar ushtarak.

Ditën e hënë pala gjermanë synon të ofrojë një avion që kryen funksionin e spitalit. Një skuadër me 40 mjekë dhe personel asistence qëndron e gatshme në Gjermani për fluturim.

  • Data 04.09.2005
  • Autor Georg Schwarte
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArO8
  • Data 04.09.2005
  • Autor Georg Schwarte
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArO8
Reklamë