Ndalohen nga policia hollandeze shtatë vetë të dyshuar për terrorizëm | Evropa | DW | 15.10.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Ndalohen nga policia hollandeze shtatë vetë të dyshuar për terrorizëm

Ishin planifikuar atentate kundër politikanëve

Forcat e sigurisë në Hollandë sigurojnë ndërtesën e parlamentit pas ndalimi të personave të dyshuar si terroristë

Forcat e sigurisë në Hollandë sigurojnë ndërtesën e parlamentit pas ndalimi të personave të dyshuar si terroristë

Policia hollandeze ka ndaluar dje në Hagë dhe Almere shtatë persona të dyshuar për veprimtari terroriste. Bëhet fjalë për gjashtë burra në moshë nga 18 deri 30 vjeç si dhe për një grua 24 vjeçare. Sipas të dhënave të prokurorisë hollandeze njëri prej të dyshuarve kërkonte të siguronte armë dhe lëndë shpërthyese. Dyshohet se armatimet do të shërbenin për atentate të planifikuara kundër shumë politikanëve në një godinë qeveritare. Komandot speciale goditën njëkohësisht në tre qytete hollandeze. Policët hynë me forcë në disa banesa në Amsterdam, Almere dhe Hagë. Kontrollet u kryen ndër të tjera në Laakkvartier në Hagë ku një vit më parë në një aksion spektakolar u ndaluan shumë persona të dyshuar për terrorziëm. Dëshimtarë okularë tregojnë se çfarë panë e dëgjuan: "Unë vrapova për në qoshe të rrugës dhe pashë një burrë me armë në dorë. Më pas dëgjova një zhurmë si kur shpërthejnë fishekzjarret. Një tjetër burrë vraponte dhe qëllonte me armë, dhe pastaj një polic hyri në një banesë. Pas disa çastesh vendi u mbush me policë dhe forca të sigurisë", tregon një burrë.
Goditjet me armë zjari nuk janë konfirmuar nga autoritetet. Ministri i brendshëm hollandez Johan Remkes pranoi megjithatë dje pasdite se bëhej fjalë për aksione anti-terroriste gjatë të cilave ishin ndaluar gjithsej shtatë përsona të dyshuar: gjashtë meshkuj në moshë nga 18 deri 30 vjeç dhe një e re 24-vjeçare. "Bëhet fjalë për anëtarë të të ashtuquajturit rrjeti Hofstad. Shërbimi sekret hollandez ka konstatuar se ky grup terrorist i ka vazhduar aktivitetet megjithë arrestimet e shumta të kohëve të fundit. Bëhet fjalë për një grup radikal islamik që synon goditjen e objektivave hollandezë."
Këto objektiva janë të njohura prej kohësh për autoritetet dhe të premten u rethuan nga forcat e sigurisë si masë paraprake. Ndër to bëjnë pjesë ndërtesa e parlamentit në qendër të Hagës si dhe zyra e shërbimit sekret hollandez që ndodhet jashtë qytetit. Por të arrestuarit dyshohet se kanë planifikuar edhe atentate kundër politikanëve. Ministri i brendshëm Remkes nuk përmendi emra por ka shumë të ngjarë të bëhet fjalë për deputetët Ajan Hirsi Ali dhe Gert Vilders të njohur për qëndrimet e tyre kritike ndaj islamizimit. Vetëm pak ditë më parë në adresë të tyre ka patur kërcënime për vrasje.
Për një atentat konkret të planifikuar nuk ka pranuar të flasë as ministri i drejtësisë Piet Hein Doner. Në një konferencë për shtyp ai ka pranuar se është vepruar me kohë që të shmangej më e keqja:
"Personat e ndaluar përpiqeshin të siguronin armë. Ne nuk donim të rrezikonim dhe vepruam menjëherë mbi bazën e këtyre informacioneve", ka thënë Doner.
Ndër personat e ndaluar është edhe 19-vjeçari Samir A., hollandez me origjinë marokane që konsiderohet drejtuesi i grupit Hofstad. Në një proces gjyqësor në fillim të vitit ai u shpall i pafajshëm nga akuzat për terrorizëm për mungesë provash. Por më 5 dhjetor ai do të dalë përsëri në gjyq bashkë me 12 persona të tjerë të dyshuar për pjesëmarrje në rrjetin terrorist.

  • Data 15.10.2005
  • Autor Ludger Kazmirczak
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArD1
  • Data 15.10.2005
  • Autor Ludger Kazmirczak
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArD1