Ndahet nga jeta ish-ministri i jashtëm britanik - Robin Cook 1946-2005 | FOKUS | DW | 07.08.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

FOKUS

Ndahet nga jeta ish-ministri i jashtëm britanik - Robin Cook 1946-2005

Talent i jashtzakonshëm. Parlamentari më i madh i kohës sonë. Mbrojtës i zjarrtë i të drejtave të njeriut. Këto janë vetëm disa nga karakteristikat me të cilat përkujtohet nga koleget e tij britanikë dhe nderkombetarë ish-sekretari i jashtëm britanik Robin Cook. Dhe pikërisht këto janë karakteristikat që shënuan jetën e tij politike që nga ditët më të hershme e deri tek vdekja e papritur të shtunën pasdite, në moshen 59 vjeçare.

Robert Finlayson Cook u lind me 28 shkurt te vitit 1946, ne Bleshill te Skocise. Aftësitë e tij oratore dhe intelektuale u dalluan qysh kur ai ende ishte në bankat shkollore. Robin Cook , siç njihej ai tani, u bë kryetar i shoqatës për debate duke treguar njëherësh pasionin e hershëm për politik. Në Parlament hyri ne moshen 28 vjecare dhe qe atehere emri i tij do te permendej si nje nder shtyllat kryesore te Partise laburiste. Debatimi i tij ne Parlament ne vitin 1996, konsiderohet si fakt kyc ne dobesimin e qeverise se atehershme konzervatore. Nje vit me vone, Laburistet shenuan fitore bindese, dhe kryeministri Blair, emëroi atë sekretar të jashtëm. Dhe pikërisht në këtë detyrë, Robin Cook do te shenoje jo vetem njohje por edhe respect te gjere nderkombetar. Inicues i doktrinës së politikes së jashtme etike, ish-sekretari Cook ishte një ndër personalitet kyce në përfundimin e konfiktit në Kosove. Pasioni i tij per mbrojten e te drejtave te njeriut ishin nder faktoret kyc qe sollen angazhimin nderkombetar per zgjidhjen e ketij konflikt.

Ate kohe, duke perkujtuar kundershtimine tij ndaj apartehejdit ne Afriken Jugore, ai shtoi se si nuk mund te pranoje arpartejdin permes spastrimit etnik ne Evrope. Ngjashem, u shpreh po ate vit 1999 edhe ne nje interviste dhën për Dojçe Vellen.Në vitin 2003, tani kohe udheheqes i Dhomës së Ulët të Parlemntit, Robin Cook dha dorëheqjen nga qeveria për shkak të dallimeve parimore gjatë luftës në Irak. Kontributi parlamentar nderkaq vazhdoi deri ne castet e fundit te jetës. Ndër arritjet më të mëdha të tij shtypi i sotëm thekson pikërisht angazhimin për ndaljen e spastrimit etnik në Kosovë.

Interesimin per çështjen e Kosoves, zoti Cook e përsëriti edhe njëherë gjate një takimi që unë pata me të vetëm disa javë para vdekjes së papritur. Duke theksuar nevojën e mbrotjes së të drejtave të njeriut ai shprehu sërish gatishmërinë e vet për të kontribuar në çdo mënyrë në përserimin e jetes se njerezve ne Kosove. Ndaj siç u shpreh edhe kryeministri britanik Toni Blair, vdekja e tij do te pritet me pikëllim të thellë anëkënd botës.

  • Data 07.08.2005
  • Autor Kimete Bytyçi
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqjB
  • Data 07.08.2005
  • Autor Kimete Bytyçi
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqjB