Ndërtim qeverie apo zgjedhje të reja? | Bota | DW | 02.08.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Ndërtim qeverie apo zgjedhje të reja?

Dita e vendimit në Kiev

Presidenti ukrainas Viktor Jushçenko

Presidenti ukrainas Viktor Jushçenko

Presidenti i Ukrainës Viktor Jushçenko gjendet (sot) para një vendimi të vështirë. Ta lejojë që rivali i tij i dikurshëm Viktor Janukoviç të caktohet nga parlamenti si kryetar i qeverisë apo të shpërbëjë parlamentin dhe të shpallë zgjedhje të reja? Në mars u zgjodh një parlament i ri, këtu partia e Jushçenkos "Ukraina Jonë" humbi qartë kundrejt asaj të kundërshtarit të tij. Prandaj presidenti u provoi fillimisht një koalicion me socialistët dhe me bashkëudhëtaren e tij të dikurshme Julia Timoshenko; por riformimi i të ashtuquajturit koalicion i portokalltë dështoi në konfliktet e brendshme.

Kërcënimi i parlamentit ukrainas është ky: Në rast se presidenti Viktor Jushçenko shpërbën parlamentin, atëherë parlamenti do ti kundërvihet. Taras Çornovil i Partisë së Rajoneve:

"Derisa presidenti të ketë kohë të paraqesë brenda afatit kandidaturën e kryeministrit në parlament nuk flasim për asnjë nga aksionet tona politike. Por ne mendojmë që presidenti nuk është vetëvrasës."

Megjithatë: 15 ditë më parë shumica parlamentare, i ashtuquajturi koalicion antikrizë i socialistëve, komunistëve dhe Partisë së Rajoneve, i paraqiti presidentit propozimin për të zgjedhur Viktor Janukoviçin kryeministër. Sipas kushtetutës ukrainase Jushçenko kishte saktësisht 15 ditë kohë për ta shqyrtuar propozimin dhe për t'ia kaluar atë parlamentit për votim. Ky afat kaloi tani.

Ç'ndodh në rast se këtë të mërkurë nuk ndodh asgjë? Në rast se presidenti të mos i propozojë ende Janukoviçin për kryeministër parlamentit? Disa konstitucionalistë mendojnë se Jushçenko ka vetëm një alternativë, t'i propozojë parlamentit Janukoviçin ose ta shpërndajë atë. Të tjerë thonë se meqënëse kushtetuta nuk thotë gjë se ç'ndodh kur Jushçenkoja e lë të kalojë afatin, ajo nuk ka rëndësi.

Gjykata kushtetuese e Ukrainës nuk funksionon dot prej muajsh, sepse parlamenti bllokon zgjedhjen e gjykatësve të rinj. Prej andej nuk pritet ndihmë në rast nevoje.

Jushçenkoja përpiqet deri në çastin e fundit t'i shtyjë partitë parlamentare të nënshkruajnë një dokument themelor. Ky do të sanksiononte politikën e brendshme dhe të jashtme ukrainase sipas vullnetit të presidentit Jushçenko. Mund të ishte baza për një aleancë të re qeveritare, në të cilën do të përfaqësohej edhe partia e presidentit Ukraina Jonë.

Jushçenko synon zonën e tregtisë së lirë me Bashkimin Evropian dhe anëtarësimin në NATO. Ai do që ukrainishtja të mbetet gjuha e vetme zyrtare dhe mbështet përprejkjet për formimin e kishës ortodokse ukrainase.

Partia proruse e Rajoneve nga ana tjetër kërkon rusishten si gjuhë të dytë zyrtare, vendimin për anëtarësim në NATO vetëm pas një referendumi dhe mospërzierjen e shtetit në çështje fetare.

Mundësia e marrëveshjes gjatë orëve që vijnë duket shumë e dyshimtë. Por Jushçenkoja po këshillohet edhe me përfaqësues të partive dhe me ekspertë juridikë për mundësinë e shpërndarjes së parlamentit. Ai megjithatë i druhet këtij hapi sepse ai nuk i zgjidh problemet politike të vendit të ndarë dhe në zgjedhje të reja partitë e portokallta, veçanërisht ajo e presidentit Ukraina Jonë do të humbnin vota.

Dhe socialisti Ivan Burki komenton:

"Nëse Jushçenko do të bëjë gabimin më të rëndë të jetës, shpërndan parlamentin. Nëse do të ruaj veten dhe nderin, të paktën në kuadër të një reputacioni prej tetë për qind që ka ende në popull, nuk do ta bënte për mendimin tim këtë gabim. Por ideja është ngulitur në mendjen e tij: nuk do të pyes askënd."

  • Data 02.08.2006
  • Autor Ester Hartbrich
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArKl
  • Data 02.08.2006
  • Autor Ester Hartbrich
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArKl
Reklamë