Ndërpriten negociatat për formimin e një qeverie të re palestineze me Hamasët | Politika | DW | 17.09.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Ndërpriten negociatat për formimin e një qeverie të re palestineze me Hamasët

Zëdhënës të presidentit palestinez deklaruan se përpjekjet për krijimin e një qeverie të re janë ndërprerë, sepse anëtarë drejtues të Hamasve nuk janë të gatshëm të pranojnë marrëveshjet ekzistuese me Izraelin

Abas takon Ismail Hanijan në Gaza

Abas takon Ismail Hanijan në Gaza

Mahmud Abas do të kishte përshëndetur me siguri këtë fundjavë një qeveri të unitetit kombëtar, por në vend të kësaj, negociatat midis Fatahut të tij të moderuar dhe Hamasve radikalë islamikë ngecën në vend. .

Nga ana e islamistëve radikalë bëhet fjalë nga ana tjetër vetëm për "ndryshim mendimesh", krijimi i një qeverie të re vazhdon të jetë në rend të ditës. Bisedimet do të vazhdojnë vetëm kur presidenti i palestinezëve Abas të kthehet nga vizita e tij në SHBA.

Por Abasi do të takojë të hënën ministren e jashtme amerikane Kondolisa Rajs, ndërsa të mërkurën në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së janë planifikuar biseda me presidentin amerikan Xhorxh Bush. Ministrja e jashtme izraelite, Zipi Livni besohet se do të takohet gjithashtu me Abasin atje. Në qendër të bisedimeve, vec fatit të ushtarit izraelit, Gilad Shalit, i cili u rrëmbye në mes të qershorit nga islamikët në Rripin e Gazës do të jetë edhe krijimi i një qeverie të re palestineze të unitetit.

SHBA ngulin këmbë sipas të dhënave të qarqeve palestineze që një qeveri e tillë të plotësojë kushtet e kuartetit të Lindjes së Afërme: OKB-ja, Bashkimi Evropian, Amerika dhe Rusia kërkojnë nga hamasët që ta njohin Izraelin, të plotësojnë marrëveshjet ekzistuese midis palestinezëve dhe Izraelit si dhe dhënien fund të dhunës.

Por meqenëse Hamasët deri tani nuk janë të gatshëm për një hap të tillë, bisedimet për formimin e qeverisë me Fatahun e moderuar të presidentit Abas kanë ngecur në vend. Shefi i Hamasve, Ismail Hanija deklaroi se qeveria e tij nuk do ta njohë Izraelin, i tha një nga këshilltarët e tij gazetës izraelite "Ha'aretz", dhe se një qeveri e unitetit kombëtar do të plotësonte vetëm marrëveshje të tilla me Izraelin, që janë në interes të palestinezëve; përsa i përket terrorizmit, "rezistenca" është një mjet legjitim i palestinezëve, për aq kohë sa vazhdon pushtimi i zonave.

Islamistët, të cilët do të drejtonin edhe qeverinë e Unitetit Kombëtar duan që në vend të kësaj të marrin planin e Lindjes së Afërme të Ligës Arabe të vitit 2002 si bazë për politikën që do të ndjekin. Sipas kësaj, marrëdhëniet me Izraelin duhet të normalizohen në rrethana të caktuara, me kusht që Izraeli të heqë dorë nga të gjitha rajonet që pushtoi në luftën gjashtëditore të vitit 1967.

Sipas mendimit të vëzhguesve, ky sidoqoftë do të kishte qenë një hap i vogël në drejtim të normalizimit. Qeveria izraelite megjithatë këtë e refuzon, tërheq vëmendjen për kushtet e kuartetit të Lindjes së Mesme dhe kërkon vec kësaj lirimin e ushtarit Gilad Shalit. Informacione se lirimi i tij pritet të bëhet çdo çast, janë hedhur poshtë, si nga Hamasët, ashtu edhe nga prindërit e Shalitit.

Por si palestinezët, ashtu edhe Izraeli ndodhen nën presion për të ndjekur një kurs të ri: qeveria e Hamasve e sheh veten të përballur me greva masive të personave të shërbimit publik, për paga që nuk janë paguar prej muajsh.

Qeveria izraelite e Ehud Olmertit nga ana tjetër kërkon të dëshmojë një sukses pas fushatës së Libanit, të konsideruar nga të gjithë si zhgënjyese.

  • Data 17.09.2006
  • Autor Sabina Matthay
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqoX
  • Data 17.09.2006
  • Autor Sabina Matthay
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqoX