Ndërmjet shpresës dhe dyshimit | Bota | DW | 09.02.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Ndërmjet shpresës dhe dyshimit

Reagime izraelite dhe palestineze për samitin në Sharm el Sheik

Sharon dhe Abaz në Sharm el Sheik

Sharon dhe Abaz në Sharm el Sheik


"Askush nuk mund t´ua kthejë përseri fëmijëve babanë, që iu është marrë. Gruas nuk mund t´ia kthejë askush burrin. Askush nuk mund të t´i i kthejë vitet e bukura. Por unë jam gjithë shpresë, që të njëjtin çmim të mos e paguajnë më njerëz të tjerë, që bisedimet e paqes të çojnë në një paqe të vertetë."
Tova Bahat e ka humbur burrin para 2 vjetësh. Ai ra viktimë e një atentati vetevrasës në një restorant në Haifa. Por pas samitit të Sharm el-Sheihut Tova shpreson, se vrasja do të marrë tani fund dhe të nisë një kohë e re. Një kohë, që i do t´i sjelë Lindjes së Mesme paqen.
Jo të gjithë në Izrael kanë të njëjtën shpresë. Në kampin e djathtë politik janë të shqetesuar, se palestinezët mund ta shfrytëzonin armëpushimin, për t´u riformuar dhe për të përgatitur raundin e ri të dhunës. Sidomos kolonët në rripin e Gazes ndjehen të tradhëtuar nga kryeministri Ariel Sharon.
Shoshi Slutzki banon në Koloninë Ganei Tal në jugë të Rripit të Gazës, së bashku me të bijën dhe fëmijet e saj. Pamjet televizive nga Scharm el Sheik, që tregonin Sharonin së bashku me Mahmud Abazin dhe presidentin e Egjiptit Mubarak, e kanë prekur shumë.
"Kur Sharoni doli në shetitje me Mubarakun, pata ndjenjen e një tradhëtie të tmerrshme. Por të them të drejtën, këtë e ndjej që prej disa muajsh. Sharoni është bërë i madh nga ne, me ndihmën e kolonëve është ngritur, në rradhë të parë me ndihmën tonë këtu në rripin e Gazës. Ai na ka vizituar këtu nuk e di sa herë, por sot nuk na i hedh më sytë. Ai as nuk na e vë veshin, kur shprehim një lutje fare të thjeshtë: bëj një referendum popullor."
Jo vetëm në Izrael kanë mendime të ndryshme për takimin e Sharm el Sheikut. Edhe në territoret palestineze shpresa dhe dyshimet e mbajnë peshoren. Grupet e armatosura në rripin e Gazës nuk duan t´i ulin armët. Ata nuk u besojnë premtimeve ceremoniale të samitit, thotë Abu Machmad, udheheqes i brigadave të martirëve Al-Aksa në veri të Rripit të Gazës.
"Intifada nuk ka marrë fund. Ka shënja dhe ndodhin gjëra, që nuk të lënë të kuptosh, se pala izraelite do me të vertetë, që intifada të nderpritet dhe të vendoset armëpushimi."
Njerëzit e Abu Machmadit vazhdojnë një herë për një herë të ushtrohen. Ata mendojnë se armëpushimi ndermjet Izraelit dhe palestinezëve nuk do të mbajë gjatë.
"Po të jetë e domosdoshme, atehere do të kete përseri sulme, nqs pala izraelite sulmon, atëherë do të ketë përseri sulme. Kush do ta pengonte ketë? Eshtë e pamundur që me një vendim, apo me urdhera të pengohet. Sepse sulmet janë reagim ndaj provokimeve izraelite dhe ndaj vrasjeve, që bën Izraeli mbi popullin palestinez."
Edhe grupet radikale islamiste në rripin e Gazës nuk janë aspak të bindura, që edhe për ta nis një kohe e re. Organizata Hamas është vënë formalisht pas Mahmoud Abasit dhe është deklaruar e gatshme, që të ruajë armëpushimin. Por grupimi më i vogël i Xhihadit Islamik është me i veshtirë të lidhet.
Nafaz Asam është një nga anëtarët drejtues të Xhihadit në Rripin e Gazës. As ai nuk do të flasë ende për fundin e Intifadës.
"Intifada nuk ka përfunduar, rezistenca nuk po merr fund. Kur flasim për qetesimin e gjendjes, nuk do të thotë, se intifada dhe rezistenca ka marrë fund."
Mahmoud Abbas dhe Ariel Sharon kanë shumë punë për të bërë. Ata duhet të bindin skeptikët në të dyja anët. Dhe atyre që shpresojnë për kohë më të mira, duhet t´u ofrojnë shpejt diçka që ta justifikojë këtë shpresë.

  • Data 09.02.2005
  • Autor Bettina Marx
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArQc
  • Data 09.02.2005
  • Autor Bettina Marx
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArQc
Reklamë