Ndërmjet Fatahut dhe Hamasit | Bota | DW | 03.01.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Ndërmjet Fatahut dhe Hamasit

Pas dhjete vjetësh palestinezët zgjedhin sërish parlamentin e ri

Priten zgjedhje në Palestinë

Priten zgjedhje në Palestinë

Pavarësisht nga dyshimet për afatin e zgjedhjeve parlamentare në territoret autonome palestineze ka nisur fushata zgjedhore. Disa parti politike të martën vendosën pllakata dhe zhvilluan manifestime. Më i përfaqësuar ishte Hamasi radikal islamik, i cili këmbëngul për zhvillimin e votimeve me 25 janar. Presidenti palestinez, Mahmud Abaz e vuri për herë të parë të henën në mbrëmje në diskutim afatin e zgjedhjeve. N.q.se Izraeli do të pengojë pjesëmarrjen e banorëve palestinezë të Jerusalemit, votimi një herë për një herë duhet anulluar, tha ai. Pavarësisht nga kjo lëvizja Fatah e Abazit ka kerkuar disa herë shtyrjen, sepse i frikësohet një rezultati shumë të mirë të Hamasit

Zgjedhjet parlamentare zhvillohen pas 10 vjetësh

Kur në vitin 1996 u zgjodh për herë të parë një parlament palestinez "keshilli legjislativ palestinez", mendohej që kjo do të ndodhte çdo katër vjet. Dhe në mbarë botën u shpresua se ky ishte fillimi i një shoqërie demokratike. Apo e shprehur me fjalët e zvpresidentit të atëhershëm të SHBA-ve Al Gore: "Kryetari Arafat më siguroi, se ai është i vendosur, që të nxjerrë nga këto zgjedhje një këshill palestinez, të nxisë procesin e themelimit të institucioneve dhe t´i japë demokracisë një shans, për të lulëzuar ndër palestinezët."

10 vjet më vonë po zhvillohen tani zgjedhjet e para të reja. Jasser Arafat nuk është më, demokracia nuk është etabluar tek palestinezët dhe ata vuajnë ende nga pasojat e konfrontimit të përgjakshëm me Izraelin, që është bërë gjatë Intifadës së dytë. Për të 132 vendet e këshillit legjislativ konkurrojnë një përzierje shumëngjyrëshe e partive politike dhe kandidatëve të veçantë, pa një program të qartë politik. Së paku jo në çështjen themelore, aq të rëndësishme për jashtë shteti, si mund të arrihet paqja në rajon. Në vend të kesaj në plan të parë janë kërkesat për më shumë transparencë dhe kundër korrupsionit. Kerkesa, që pas dhjetë vjetësh sundimi të pakufishëm të "Fatahut" të Jasir Arafatit kanë shumë justifikim. kjo lëvizje po bie gjithnjë e më shumë nën bresherinë e kritikës, sepse e ka shfrytezuar për dobinë e vet pozicionin e saj superior, dhe të gjitha kërkesat për reforma të brendshme dhe zëvendësimin e gardes së vjetër të viteve të themelimit mbeten pa rezultat.

Mes Fatahut dhe Hamasit

Pas vdekjes së Arafatit Mahmund Abaz u bë presidenti dhe shef i "Fatahut", ai është dëshmuar si shumë i dobët, për të penguar devijimet dhe vetëm me vështirësi ka penguar shpërndarjen e Fatahut në shumë grupime, njëri ndër ta nën udheheqjen e Marvan Barghoutit të arrestuar nga Izraeli.
Uniteti u ruajt, sepse ndjeheshin të provokuar nga një forcë që bëhej gjithnjë e me e madhe nga "Hamasi" islamik. 1996 ajo nuk donte të merrte pjesë në zgjedhje dhe përfaqësohej nga një sërë kandidatësh të pavarur. Shefi i OCP-së, Arafat nuk e shihte këtë si sfidë. Pyetjes në se pret 70, 80 apo 90% të votave, ai iu pergjigj duke qeshur: "Preferoj 51%"

Pasardhësit e Arafatit nuk janë aq të sigurtë: "Hamasi" ka fituar shumë në zgjedhjet për këshillin e bashkive edhe në keshtjellat e deritanishme të Fatah-ut. Në Rripin e Gazës "Hamasi" vazhdon të jetë shumë i fortë. Organizata, e cila tani del zyrtarisht si parti, ka fituar shumë simpati përmes punës karitative, ajo konsiderohet si armik i betuar kunder çdo korrupsioni, në të njëjtën kohe ajo është armik i betuar i Izraelit dhe vazhdon të kerkojë shkaterrimin e tij. Me sulmet e tij ai ka provokuar shpesh kundërsulmet izraelite dhe shkelja e armëpushimit në fillim të vitit për shumë palestineze duhet të jetë më shumë një paralajmërim, se një "Hamas" i fortë në parlamentin e ardhshem do t´u sillte më shumë dëme se sa dobi.

  • Data 03.01.2006
  • Autor Peter Filip
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArMm
  • Data 03.01.2006
  • Autor Peter Filip
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArMm
Reklamë