Ndërmarrjet e mesme gjermane zhvendosin fabrikat e tyre në vendet e lindjes | Gjermania | DW | 16.07.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Ndërmarrjet e mesme gjermane zhvendosin fabrikat e tyre në vendet e lindjes

Tashmë në të gjitha sipërmarrjet më kryesore gjermane kanë hapur vende pune dhe kanë zhvendosur repartet e tyre jashtë vendit. Se ky trend vazhdon edhe më tej më së miri e dëshmojnë diskutimet për transferimin e vendeve të punës jashtë vendit, që po bëhen tek Dajmler dhe Zimens. Por, edhe sipërmarrjet e mesme kanë filluar të zhvendosin repartet e tyre jashtë vendit, para së gjithash në vendet e reja anëtare të BE për arsye se pagat në këto vende janë më të ulta. Shembull për këtë është sipërmarrja "Sigloh Gruppe" nga Blaufelden e rrethit Shvebish Hall, e cila ka të punësuar 700 punëtorë.

Pjesa e vjetër e qytetit të Rigës

Pjesa e vjetër e qytetit të Rigës


Renditja, faqosja, lidhja e kopertinave. Deri në 3.000 copë libra dalin nga prodhimi brenda një ore në shtypshkronjen "Sigloch". Bisnesi kryesor i sipërmarrjes "Sigloch Gruppe" janë librat për gatim (gatojsat), por edhe katalogjet me fotografi dhe leksikoni i gjepit nga Brockhaus. Pak njerëz punojnë në repartin e lidhjes së librave, mirëpo ata e njohin me saktësi procesin e punës pasi punojnë me makinat e prodhura nga vetë sipwrmarrja e tyre.

Për shefin e fabrikës Helmut Sigloh, investimet jashtë vendit kanë qenë gjithmonë një përparësi dhe është i kënaqur që firma e tij ka filluar prodhimin në vendet e Europës lindore. Përfitimi më i madh në vendet e Lidnjes ashtu si deri më tani janë pagat e lira për punëtorë:

"Fuqia punëtore është më e lirë, ndërkohë që punëtorët kanë të njëjtat kualitete. Shtypja bëhet në makina të mëdha, të cilat janë sjellur nga Gjermania. Librat botohen po nga makinat e firmës "Sigloch". Pajisjet janë të njëjta ashtu si këtu në Blaufelden. Të gjitha librat që i shesim në Europën lindore shtypen dhe lidhen në Riga dhe nga atje dërgohen në tregun e vendeve lindore. Në të gjitha vendet e reja anëtare të BE kemi përfaqësitë tone dhe jemi në rrugë të mbarë që edhe në Çeki të ngritim një rapart, i cili do të shërbejë si qendër e jona logjistike."

Një orë punë në Letoni, zotit Sigloh i kushtoin 2,5 euro, në Slloveni shpenzimet janë më të mëdha se 8 euro, kurse në vend, pra në Gjermani ato arrijnë në 17 euro, pra dallimi është i qartë, ndonëse në vendet e reja anëtare pagat janë në rritje.
Nëse do të ketë edhe më tej zhvendosje të vendeve të punës jashtë shtetit Helmut Sigloh shprehet:

"Për disa prodhime të caktuara jam i bindur se karvanet do të vazhdojnë rrugtimin drejt lindjes. Fjala është për prodhime grafike dhe pradhimin e makinerive. Zhvendosja e reparteve prodhuese po vazhdon jo vetëm në Europën Lindore, por edhe në lindjen e largët, më konkretisht në Kinë. Edhe ne ishim javën e kalur në Kinë."

Përparësitë e investimit në Riga janë të mëdha, për më tepër për faktin se ky vend është më afër Gjermanisë. Përfaqësuesit e industrisë gjermane në këtë vend baltik besojnë se si vendet e reja ashtu edhe ato të vjetra anëtare të BE përfitojnë njësoj nga procesi i zgjerimit të Bashkimit Europian. Kështu mendon edhe Ralf Tischler nga dhona ekonomike gjermano-baltike:

"Sipërmarrjet që tashmë kanë transferuar repartet e veta në Riga janë të kënaqur me rrjedhën e precesit të punës për shumë arsye. Sipërmarrësit e mesëm që janë aktivë në vendet baltike tregojnë se afërsia është nja nga konditat dhe përparsitë që ofron investimi në këto vende për dallim nga vendet aziatike, ku rreziku është më i madh. Afërsia bën të mundur që sektorë të sipërmarrjeve apo firmave gjermane të etablohen në këto vende pa pasur ndjenjen e rrezikimit të investimeve, apo brengen si do të bëhet gjatë pesë viteve të ardhshëme."

Pra, afërsia gjeografike është edhe më tej një nga argumentet më të forta.

Për dallim nga landet tjera të Gjermanisë, landi më verior i vendit Shlesvih Holstajn ka intensifikuar më së shumti marrëdhëniet ekonomike me vendet baltike. Kryeministrja e Shlesvih Holshtajn, Hajde Simonis, i ka forcuar vazhdimisht këto amrrëdhënie përmes vizitave të saja në vendet baltike. Së fundi në Riga ajo ishte në muajin qershor të këtij viti. Me këtë rast ajo kishte sqaruar arsyet e miqësisë me këtë vend europiano verior:

"E tëra ka filluar atëherë kur parardhësi im Bjorn Engelholm në një kohë kishte deklaruar se në këtë rajon ndodhet ardhmëria e Europës veriore, dhe atëherë kjo deklaratë e tij ishte cilësuar si e marrë. Bisedimet e para kanë qenë të vështira, sepse ishte problem edhe udhëtimi në këto vende. Ne e kishim të ndaluar nga qeveria jonë, kurse vendet baltike e kishin të ndaluar nga Moska zhvillimin e marrëdhenive ekonomike miqësore me ne. Por, siç dihet me kalim e kohës kanë ndryshur gjërat dhe sot kemi marrëdhënie te mira, pra bëjmë vizita shtetrore e etj. Ne gjermanët në këtë vend jemi tejet të mirëpritur dhe të njohur për cilësi. Baltikasit gjithashtu na trajtojnë si miq, për faktin se edhe ne i trajtjomë ata po në të njëjtën mënyrë, pra si miq tanë."

  • Data 16.07.2004
  • Autor Alfred Schmidt
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar6F
  • Data 16.07.2004
  • Autor Alfred Schmidt
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar6F