1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ndërroi jetë Paul Spiegel

Kirsten Serup-Bilfeldt30 Prill 2006

Presidenti i Këshillit Qëndror të hebrenjeve në Gjermani, Paul Spiegel ndërroi jetë. Sipas një njoftimi Këshillit, ai vdiq në moshën 68 vjeçare prej një sëmundje të rëndë në Düsseldorf. Spiegel punoi gjatë jetës së tij si gazetar dhe sipërmarrës.

https://p.dw.com/p/Ar0j
Paul Spiegel
Paul SpiegelFotografi: picture-alliance/dpa

Sipërmarrësi Spiegel e mori këtë post pas vdekjes së Ignatz Bubis, në janar të vitit 2000. Spiegel ka dhënë gjithmonë mendimin e tij për çështje të ndryshme shoqërore dhe politike. Ndër të tjera ai ka shkruar një libër në të cilin u shpjegon johebrejve judaizimin si dhe një tjetër me titullin "Sërish në shtëpi" ku përshkruan përjetimet e veta në fëmijërinë e tij të shoqëruar prej përndjekjeve dhe jetës në ilegalitet prej nazistëve.

Gjatë gjithë periudhës së tij në postin e presidenti i Keshillit Qendror te hebrenjeve ne Gjermani ai u përpoq që të bënte të qarta problemet e herberenjve që jetojnë në një shoqëri ku shumica e popullsisë nuk është e tillë. Ai theksonte se nuk mund të flitet për normalitet në rast se ende edhe sot përpara çdo sinagoge apo kopshti fëmijësh hebrenj duhet të bëjë roje policia e armatosur rëndë.

Pas një takimi me Papën Benedikti i 16 në sinagogën e Këlnit në verën e vitit 2005, Paul Spiegel tha: "I thashë atij se e falenderoj në emër të hebrejve në Gjermani për këtë gjest dhe për ato që tha, dhe se do të gëzohesha shumë që të kemi mundësinë për një bisedë më të hollësishme. Dhe ai më tha, do të takohemi së shpejti."

Ky takim tani nuk do të realizohet. Gjithsesi ai deri në fund besonte se ripërtëritja e jetës së hebrejve në Gjermani një ditë do të bëhet e mundur.

Ai pati lindur më 1937 në Varendorf dhe në vitin 1939 u detyrua të largohej nga Gjermania per shkak te rrezikut nga nacionalsocializmi.