NATO-ja jep dritën e gjelbër për misionin e ndihmës në zgjidhjen e krizës në Darfur | Bota | DW | 09.06.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

NATO-ja jep dritën e gjelbër për misionin e ndihmës në zgjidhjen e krizës në Darfur

Misioni i parë i NATO-s në Afrikë po merr formë konkrete. Aleanca do të ndihmojë në bashkëpunim me BE-në dhe Unionin Afrikan në zgjidhjen e krizës në rajonin Darfur në Sudan. Kjo ishte një ndër temat kryesore që u disktua në takimin e ministrave të mbrojtjes të aleancës transatlantike në Bruksel. Në axhendën e konsultimeve të këshillit të ministrave të NATO-s bënin pjesë edhe misionet aktuale në Afganistan dhe Kosovë.

Ministrat e mbrojtjes të NATO-s gjatë konsultimeve në Bruksel shqyrtuan detajet për misionin në Darfur. Kohët e fundit në Bruksel ka pasur grindje lidhur me ndarjen e komptenecave në këtë mision mes NATO-s dhe BE-së. Por Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jap de Hop Shefer duke theksuar se njerëzit në këtë rajon kanë nevojë për ndihmë vuri në dukje: "Nëse NATO-ja do të mbështesë BE-në dhe BE-ja do të ndihmojë Unionin Afrikan, atëherë kjo duhet mundësuar."

Edhe ministri gjerman i mbrojtjes Peter Shtruk duke premtuar ndihmën e Bundeswehrit në këtë mision, theksoi: "Mendoj, se të gjithë pjesëmarrësit kanë të njëjtin qëllim për të ndihmuar Sudanin, ndaj nuk ka kuptim që të debatohet për ndarjen e komptencave. E rëndësishme është që të bëhet diçka."

Unioni Afrikan do të rrisë në gjithsej 7.800 ushtarë nga vendet e rajonit trupën e misionit paqësor në Sudan. Ndërsa NATO-ja do të ndihmojë në koordinimin e këtij misioni duke dërguar pesë oficerë në kryeqytetin e Etiopisë Adis Abebë. Dislokim i trupave të NATO-s në Darfur nuk është parashikuar, pasi për këtë nuk është dakord qeveria sudaneze. Transporti i ndihmave nga ajri nën ombrellën e NATO-s do të realizohet kryesisht prej SHBA. Ndërsa Franca dhe Gjermania do të ndihmojnë në kuadër të misionit të BE-së. Tani për tani ende nuk është përcaktuar se kur do të nisë ky mision.

Ministrat e mbrojtjes të aleancës diskutuan edhe për misionet që vazhdojnë ndërkohë në Afganistan dhe në Kosovë. Në Afganistan për zgjedhjet parlamentare të planifikuara të zhvillohen në vjeshtë NATO-ja do të dërgojë ushtarë për përforcimin e trupës. Temë diskutimi në takimin dyditor të ministrave të mbrojtjes të aleancës në Bruksel janë edhe Iraku, çështje që kanë të bëjnë me ristrukturimin e trupave si dhe problemi i armëve bërthamore.

  • Data 09.06.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArP0
  • Data 09.06.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArP0
Reklamë