NASA në krizë - Ngjitje e sukseshme, por me avari e anijes Discovery - Pezullohen fluturimet shuttle | Bota | DW | 29.07.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

NASA në krizë - Ngjitje e sukseshme, por me avari e anijes Discovery - Pezullohen fluturimet shuttle

Anija kozmike "Diskovery" iu bashkangjit me sukses stacionit ndërkombëtar në hapësirë ISS. Agjencia amerikane e astronautikës NASA është e bindur që anija kozmike "Discovery" gjatë nisjes për në hapësirë ditën e martë nuk ka pësuar dëme të rënda, ndaj ajo mund të kthehet e sigurtë në tokë pas misionit në stacionin ndërkombëtare të gjithësisë ISS. Megjithatë NASA ndodhet në një krizë të thellë dhe ende nuk është e qartë, se kur do ta marrë veten kjo agjenci e deprimuar qysh pas katastrofës së anijes "Columbia".

Ngjitja e anijes kozmike Discovery

Ngjitja e anijes kozmike "Discovery"

Edhe pse janë përmirësuar kushtet e sigurisë pas fatkeqësisë së "Columbias" edhe ngjitja e "Discovery-t" pati avari. Pasoja është që NASA tani për tani do t´i pezullojë të gjitha fluturimet shuttle të planifikuara. Vendimi u morr pasi u vlerësuan regjistrimet e fundit të kamerave për ngjitjen e Duiscovery-t, nga e cila u shkëput nje pjesë e shtyllës së nisjes së anijes kozmike. Këtë e komunikoi drejtori i programit shuttle, Bill Parsons, në qendrën e astronautikës në Hjustën: "Ne shohim një rrezik për pjesën mbulesës së shtyllës së anijes kozmike. Kjo tani do të hapet dhe derisa ajo të mbyllet sërish nuk do të ketë fluturime të tjera."

Ishte pikërisht një pjesëz e tillë izoluese që u bë shkas të tragjedinë e Columbia-s në shkurt të vitit 2003. Siç duket prodhuesit e serbatorit nuk ia kanë arritur që ta konsolidojnë materialin izolues, në mënyrë që kjo pjesë të mos shkëputet gjatë nisjes së anijes.

Parsons në një konferencë shtypi deklaroi, se fluturimi i Discovery-t qysh në fillim është vlerësuar si një fluturim test, prej të cilit do të varen edhe vendimet për fluturimet e mëtejshme të misioneve shuttle. Megjithatë fluturimi i planifikuar për në shtator i anijes kozmike "Atlantis" është shtyrë për një afat të papërcaktuar. Për anijen Discovery që ndodhet në hapësirë që nga e marta e kësaj jave NASA nuk sheh ndonjë rrezik akut. Sipas agjencisë as pjesa e thyer në zonën e pasme të anijes gjatë ngjitjes nuk është problematike. Gjatë fluturimeve të mëparshme anijet shuttle janë kthyer gjithmonë të padëmtuara në tokë. Vetëm në një fluturim u shpërbënë 700 ose u dëmtuan pllakat e nxehjes. Astronautët do të vazhdojnë ta studiojnë anijen me saktësi, në mënyrë që NASA të marrë vendim për kthimin e saj.


Dy vjet e gjysmë punë dhe 1,4 miliardë dollarë u ka kushtuar takspaguesve të SHBA ristrukturimi i fundit i flotës kozmike që po vjetërohet. Një shumë kjo që e cënon rëndë raportin gjithësesi katastrofal mes kostove dhe dobisë së anijeve kozmike. Sipas analistëve kjo avari e Diskovery-t ndodhi në një çast jo fatlum për NASA-n që gjithësesi ndodhet në krizë. Nga njëra anë për shkak të presionit për një sukses në fushën e astronautikës, veçanërisht pas tragjedisë së Columbias, dhe nga ana tjetër për faktin, se partnerët evropianë të SHBA shpesh herë shtrojnë pyetjen e dobisë së këtyre fluturimeve dhe disproporcionit mes dobisë dhe shpenzimeve.

Presidenti i SHBA Xhorxh Bush në vitin 2004 përkufizoi plane të reja në fushën e astronautikës: deri në vitin 2010 qeveria e tij do t´i përgjigjet detyrimit për mirëmbjatjene stacionit ndërkombëtar ISS në hapësirë dhe më pas do të jenë në fokus Hëna dhe Marsi.

  • Data 29.07.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArOY
  • Data 29.07.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArOY
Reklamë