NASA godet me sukses kometën ″Temple 1″ | Bota | DW | 04.07.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

NASA godet me sukses kometën "Temple 1"

Organizata Europiane për Hapësirën ESA vëzhgoi shpërthimin me anë të sondës "Rozeta"

Goditja e kometës Temple 1, pamje të NASA-s

Goditja e kometës Temple 1, pamje të NASA-s

Sonda e ShBA "Deep Impact" ka goditur kometën "Tempel 1" Në këtë mënyrë për herë të parë një anije kozmike e ndërtuar nga dora e njeriut arrin të depërtojë në sipërfaqen e një komete. Goditja e kometës pritet të japë njohuri të reja mbi përbërjen e tyre si dhe për krijimin e tokës. Goditjen spektakolare e vëzhguan sot në mbarë botën stacionet e austronautikës si dhe studjuesit e qendrës evropiane të astronautikës ESA në qendrën komanduese në Darmstadt.
Kamera në bord të predhës goditëse ka marrë pamje deri pak përpara përplasjes. Në foto mund të shihet nga afër sipërfaqja e kometës: një kore akulli e çrregullt që rrezaton me një shkëlqim blu. Goditja e predhës 370 kilogramshe e veshur me bakër u fotografua nga sonda mëmë "Deep impact". Fotot e marra i kanë mahnitur vëzhguesit në qendrën e kontrollit të NASA-s Passadena dhe ata në qendrën europiane të kontrollit në Darmstadt. Pamjet tregojnë një shpërthim të ndritshëm në njërin prej skajeve të kometës 15 kilometra të gjatë që më pas shndërrohet në një re të madhe grimcash që mbështjell pjesërisht kometën. Mihael Kan, analist i misionit nga Organizata Europiane për Hapësirën, ESA, thotë: "U habita shumë që një re aq e madhe dhe e dukshme shpërthimi u formua brenda një kohe shumë të shkurtër. Pra ka shumë të ngjarë që përplasja të ketë qenë shumë më e fuqishme ose bëhet fjalë për ndonjë tjetër fenomen për të cilin nuk është menduar më parë. Ndoshta nën sipërfaqe ka patur ndonjë rezervuar lëngu ose gazi që është çliruar menjëherë nga goditja. Ishte një shpërthim shumë i fuqishëm."
Në qendrën europiane të kontrollit ESA në Darmstadt-in gjerman, sonda europiane e kometave e quajtur "Rozeta" u programua në mënyrë të tillë që të fotografonte shpërthimin dhe renë e grimcave pas shpërthimit. Analisti i ESA-s Kahn thotë: "Materialet që u çliruan pas shpërthimit mund të studiohen me spektroskopë nga teleskopët e mëdhenj në tokë. Pra mund të zbërthehet drita në një prizëm dhe mund të përcaktohet se me çfarë materialesh, lëndësh kimike e elementesh kemi të bëjmë."
Krateri i hapur nga predha që goditi kometën lejon tani për herë të parë të shihet se si është e ndërtuar bërthama e saj. Kometat kanë në brendësi ato materie të cilat janë krijuar përpara katër miliardë e gjysmë vjetësh në sistemin tonë diellor dhe nga të cilat përbëhen toka dhe planetet e tjera të sistemit. Korja prej akulli e ka ruajtur të paprekur bërthamën e kometës. Por studiuesit nuk duan të analizojnë vetëm bërthamën e kometës, ata duan të zbulojnë se si mund të ndryshohet kursi i një komete nëse një e tillë do të hynte në një trajektore përplasjeje me planetin tonë. Shpërthimi në kometën "Temple 1" e ndryshoi kursin e kometës me rreth 10 metra thotë specialisti i ESA-s Kahn: "Eshtë e rëndësishme të marrim informacione që do të mund të na ndihmonin nëse një ditë do të ishim të detyruar të hynim në një garë të dëshpëruar me kohën për të shpëtuar planetin tonë. 100 ose 1000 vjetët e ardhshëm kjo do të ndodhë. Një kometë do të hyjë në trajektore përplasjeje me tokën. Atëherë ne do të kemi mjetet e nevojshme për t'u mbrojtor nga kjo katastrofë."

  • Data 04.07.2005
  • Autor Stefan Willert
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArOn
  • Data 04.07.2005
  • Autor Stefan Willert
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArOn
Reklamë