Nënshtetësia e dyfishtë rrezikon mijëra turq të humbasin pasaportën gjermane - Shoqatat kërkojnë kompromis | Gjermania | DW | 08.02.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Nënshtetësia e dyfishtë rrezikon mijëra turq të humbasin pasaportën gjermane - Shoqatat kërkojnë kompromis

Në Gjermani rrezikohen mijëra emigrantë turq të humbasin nënshtetësinë gjermane. Arësyeja është se ata janë bërë fillimisht gjermanë dhe pastaj kanë rimarrë nënshtetësinë e vjetër. Por sipas ligjit gjerman dy pashaporta nuk janë të lejueshme. Kush bëhet turk humbet automatikisht nështetësinë e tij gjermane. Shoqatat turke kërkojnë një zgjidhje zemërgjerë të problemit.

Turqit në Gjermani

Turqit në Gjermani

Në zyrat e shoqatës "Komuniteti turk në Gjermani" telefojnë prej disa ditësh njerëz të shqetësuar. Ata kanë dy pasaporta, pra një më shumë nga sa lejohet, në këtë mënyrë ata kanë edhe një problem. Atyre nuk u lejohet të jenë njëkohësisht edhe turq edhe gjermanë. Kjo është qysh prej vitesh kështu. Kush është gjerman dhe kërkon të marrë edhe një nënshtetësi tjetër, atëhere humbet automatikisht nënshtetësinë gjermane.

Deri para pesë vjetësh ishte ndryshe. Shumë prej të prekurve kanë përsëritur të njëjtin veprim si edhe paraardhësit e tyre që vepronin në mënyrë legale, thotë Haki Keskin, Kryetari Federal i Komunitetit turk në Gjermani: "Këta njerëz duhet të lejohen të mbajnë nënshtetësinë gjermane nisur thjesht nga parimi i trajtimit të barabartë"

Bëhet fjalë për rreth 50 mijë njerëz kryesisht nga Turqia. Kenan Kolat i zyrës së Komunitetit propozon një periudhë kalimtare:
"Deri në fund të vitit 2006 u duhet dhënë mundësia këtyre njerëzve të vendosin nëse do të mbajnë nënshtetësinë turke apo atë gjermane. Nëqoftëse vendosin për atë gjermane, atëhere ata duhet të dorëzojnë nënshtetësinë turke"

Ministria e Brendshme Federale nuk e pranon një propozim të tillë. Përjashtimet nuk janë të nevojshme thotë zëdhënësi i ministrisë Rainer Lingental. Rregullat kanë qenë të njohura për të gjithë: "Këta njerëz kanë vepruar me paramendim duke shkelur me vetëdije ligjet gjermane dhe duke mos e deklaruar një veprim të tillë. Ata janë zbuluar rastësisht vetëm në kufi ose kanë rënë së sy në deklarime të tjera zyrtare."

Zyra e komunitetit nuk e pranon që ky veprim është bërë me paramendim. Keta njerëz e kanë bërë kërkesën për nënshtetësinë e vjetër turke para vitit 2000, kur në Gjermani ende lejoheshin dy pasaporta. Dhe meqenëse procedura e dhënies së nështetësisë në Turqi kërkon një kohë të gjatë aprovimi, ka qëlluar që vendimi është marrë pas vitit 2000. Këta njerëz rrezikojnë tani jo vetëm nënshtetësinë gjermane por edhe lejen e qëndrimit në Gjermani.

Kryetarja e Komisionit Parlamentar në Bundestag Kornelia Zontag-Volgast sqaron se u takon ministave të brendshëm të landeve ta zgjidhin këtë problem. Ajo thotë se: Do të ishte pozitive të shikohej mundësia për tu dhënë këtyre njerëzve një leje qëndrimi të përhershme. Pra kush ka pasur një herë pasaportë gjermane të mos fillojnë edhe një herë procedurat nga zeroja. Megjithatë një amnesti për t´u lënë të gjithëve pasaportat që kanë pasur do të ishte e pamundur."

  • Data 08.02.2005
  • Autor Gernot Jeger
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar4g
  • Data 08.02.2005
  • Autor Gernot Jeger
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar4g