Nënshkruhet marrëveshja mbi ″Koalicionin e madh″ | FOKUS | DW | 18.11.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

FOKUS

Nënshkruhet marrëveshja mbi "Koalicionin e madh"

Sot, më 18 nëntor u nënshkrua në Berlin marrëveshja e koalicionit mes Unionit Kristian Demokrat-Kristian Social dhe partisë social demokrate.

default

Koalicioni i madh kërkon kontinuitet përsa i përket politikës së jashtme gjermane, por papritur përmenden tani fraza si "marrëdhënie e privilegjuar" kur bëhet fjalë për antarësimin e Turqisë në BE.

Kancelarja e ardhshme gjermane Angela Merkel shpjegon: "Nuk mendoj se tani kemi kohë të merremi me definime marrëdhëniesh të privilegjuara apo jo. Gjatë periudhës së ardhshme legjislative nuk do të përdoren fjalë të tilla."

Marrëdhëniet transatlantike

Marrëdhëniet transatlantike do të mbeten të përzemërta, por në marrëveshjen e koalicionit të madh shkruhet qartë: "Kjo nuk do të thotë se këtu kemi të njejtat mendime mbi dialogun dhe principet e një marrëdhënieje shoqërore."

Këtu bëhet fjalë për debatin e brendshëm që shpërtheu në Gjermani mbi luftën e Irakut, shpjegon ministri i ardhshëm i jashtëm gjerman Frank Valter Steinmeier, i partisë social demokrate: "Ky debat la gjurmë të thella në të dyja anët e oqeanit Altantik, prandaj do të punojmë në mënyrë intensive me këtë çështje. Një ndër pyetjet kryesore që duhet të sqarojmë është se ku do të ndodhë dialogu qëndror mbi politikën transatlantike. Një propozim është që NATO të kthehet në bazën e dialogut transatlantik. Deri tani nuk ka ardhur asnjë propozim tjetër nga ana amerikane apo ajo evropiane."

Marrëdhëniet në Europë

Përsa i përket marrëdhënieve në Evropë, Gjermania do të vazhdojë t´i kushtojë rëndësi të veçantë lidhjes francezo-gjermane dhe kontaktit me Rusinë. Por kjo nuk do të thotë se vendet e tjera të vogla fqinje do të lihen pas dore.

Angela Merkel thotë: "Mendoj se është e natyrshme që në një Evropë me 25 shtete, ka vende që mendojnë se nuk involvohen siç duhet. Por jam e bindur se do të punojmë në mënyrë më intensive në këtë pikë."

Përsa i përket politikës së sigurisë, do të ketë disa ndryshime. Koalicioni i madh do të vazhdojë t´i mbështesë misionet e bundesverit jashtë vendit, por do të bazohet në të ardhmen tek domosdoshmëria politike e tyre. Të gjitha rregullat që do të mbeten dhe që do të ndryshojnë, do të publikohen në të ashtuquajturin "Libri i bardhë mbi politikën e sigurisë në Gjermani", i cili do të publikohet nga qeveria gjermane deri në fund të vitit 2006.

  • Data 18.11.2005
  • Autor Nina Werkhäuser
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqhh
  • Data 18.11.2005
  • Autor Nina Werkhäuser
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqhh