Në Xhakartë përfundoi punimet Samiti i vendeve donatore | Bota | DW | 06.01.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Në Xhakartë përfundoi punimet Samiti i vendeve donatore

Politikanë nga 26 vende të ndryshme, përfaqësues të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe të Bashkimit Evropian u takuan në kryeqytetin indonezian, Xhakartë në një takim të nivelit të lartë pas katastrofës së Sunamit në Azinë jugore dhe juglindore.

Presidenti indonezian, Susilo Bambang Yudhoyono

Presidenti indonezian, Susilo Bambang Yudhoyono

Konferenca në Xhakartë filloi me apelet dramatike të presidentit indonezian Susilo Bambang Yudhoyono dhe të sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Kofi Anan. Edhe pse në ditët e kaluara bashkësia ndërkombëtare premtoi ndihma që kapin shumën e miliardave prapëseprapë Kofi Anan e bëri të qartë se do të ketë nevojë për shumë të holla. Vetëm për ndihmat e menjëhershme për gjashtë muajtë e ardhshëm si ushqim, ujë të pijshëm dhe medikamente nevojiten një miliardë dollarë. Miliardat tjera amerikane do të nevojiten për njerëzit të cilët kanë humbur të gjitha dhe duhet të fillojnë ngritjen e një baze të re ekzistence, tha Anan.

"Ne e dijmë se të paktën një gjysëm milioni njerëz janë lënduar, një milionë kanë mbetur pa strehë, që dy milionë njerëz kanë nevojë për ushqime, shumë të tjerë për ujë të pijshëm dhe medikamente", nënvizoi Anan.

Se Indonezia, vendi më i goditur nga katastrofa nuk do t`ia dal vet në krye me përmasat e katastrofës dhe ka nevojë për ndihmën urgjente të bashkësisë ndërkombëtare e bëri të qartë që në fillim të konferencës presidenti Yudhoyono:

"Ne ndodhemi para pasojave të një katastrofe e cila ishte aq e fuqishme sa të vdekur apo të humbur janë qindra mijëra njerëz. Ende sot, edhe 12 ditë pas katastrofës është shtuar numri i viktimave në rajon. Ne ende nuk kemi një emër për tërmetin dhe Sunamin që tronditi rajonin tonë më 26 dhjetor, por ne nuk mbajmë mend që Indonezia të jetë goditur nga një katastrofë e tillë. Në vitin 1883 pat shpërthyer vullkani Krakatau dhe atë vetëm tre orë larg në perëndim të Xhakartës. Si pasojë e tij patën vdekur 36 mijë njerëz. Mua as në ëndërr nuk më ka shkuar mendja ndonjëherë se gjenerata ime do të përballet me një katastrofë natyrore që do të shkakonte tre herë më shumë viktima se vullkani i Krakataut", kë nënvizuar presidenti indonezian.

Në të ardhmen është vendosur që edhe Oqeani indian të pajiset më një sistem paralajmërues, i ngjashëm me atë që është instaluar ndërkohë në Oqeanin paqësor.

Gjithashtu është vendosur për një instrument të ri ndihme për katastrofën. Të gjitha vendet e rajonit kanë borgje të mëdha. Pjesëmarrësit në konferencë ranë dakord për një moratorium borgjesh i cili parashikon ndërprerjen e kthimit të brogjeve dhe kamatave në mënyrë që shtetet e goditura nga katastrofa të kenë mundësi të përdorin të gjitha kapacitetet për rindërtim.

Premtimet për ndihmë nuk janë edhe para të gatshme në dorë. Deri tani në Xhakartë në tavolinë ndodhen vetëm deklarata dhe premtime.
Dhe shumë konferenca të ngjashme në të kaluarën kanë treguar se shumat e vëna në dispozicion më vonë kanë qenë shumë më të ulëta se ato të premtuara fillimisht. Andaj pjesëmarrësit në konferencë bën thirrje që vendet t`ju përmbahen premtimeve të dhëna.

Samiti i krizës në Xhakartë nuk ishte i fundit i këtij lloji, të mërkurën e ardhshme vendet anëtare të G-tetës, Gjermania, Franca, Britania e Madhe dhe Japonia mblidhen për të diskutuar detajet e moratoriumit të borgjeve.

  • Data 06.01.2005
  • Autor Hendra Pasuhuk
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArR5
  • Data 06.01.2005
  • Autor Hendra Pasuhuk
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArR5
Reklamë