Në vitin 2006 Gjermania do të rritet ekonomikisht | FOKUS | DW | 30.12.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

FOKUS

Në vitin 2006 Gjermania do të rritet ekonomikisht

Ekonomia botërore po forcohet, firmat e mëdha kanë sërish shumë punë, industria do të investojë sërish dhe konsumatorët kanë filluar të jenë më të qetë. Pas më pak se 1% rritje ekonomike gjatë vitit 2005, pritet që ekonomia gjermane të rritet gjatë vitit 2006 në 1.5% deri më 1.7%.

Bilanc i vitit 2005.

Bilanc i vitit 2005.

Eshtë fakt tashmë se pas vitesh të tëra ngecjeje në vend, ekonomia gjermane do të pësojë në të ardhmen e afërt një rritje të ndjeshme. Që prej fundit të verës së 2005, ekonomia gjermane po rritet gradualisht. Ndërkohë tregtia me pakicë shpreson se klima e përmirësuar e konsumit në Gjermani, do të ndikojë pozitivisht në rritjen e qarkullimit vjetor.

Konsumatorët gjermanë janë qetësuar dhe ky është një fenomen i rëndësishëm për konjukturën, sepse konsumi privat përbën më shumë se gjysmën e prodhimit bruto vendor. Ndoshta modeli tradicional për rritjen ekonomike në Gjermani funksionon ende. Sipas këtij modeli qetësimi i ekonomisë botërore sjell gradualisht rritjen e eksportit dhe më pas investimet e firmave private.

Eksporti gjerman ka 5 vjet tashmë që ka pësuar një rritje të ndjeshme, gjë që ka sjellë shtimin e investimeve dhe gradualisht edhe rritjen e dëshirës së popullsisë për të konsumuar. Rolf Bürkl, analist i tregut pranë Organizatës për Analizimin e Konsumit në Nürnberg shpjegon:

"Gjatë vitit 2006 do të përfitojmë nga zbatimi i reformave që janë planifikuar që prej vitesh në Gjermani për sektorin ekonomik. Këto reforma do ta ndihmojnë konsumin në Gjermani, por viti 2007 do të jetë problematik."

Konsumatorët e zgjuar do të blejnë gjatë vitit të ardhshëm gjithçka që nevojitet në shtëpi, që nga makina e deri në mobilje dhe lavatriçe. Firmat e prodhimit të automobilëve llogarisin me shitjen e 50.000 deri më 80.000 makina gjatë vitit 2006. Por këto llogaritje kanë të bëjnë edhe me faktin, se automobilet që qarkullojnë në Gjermani janë më shumë se 9 vjet të vjetra.

Por para ka me sasi në Gjermani. Kjo vjen edhe nga këstet e favorshme për librezat e kursimeve. Por gjermanët kursejnë mbi të gjitha nga frika e papunësisë, për të ndërtuar shtëpi apo për të përmirësuar pensionet e ulëta.

Rritja ekonomike prej 1.5% parashikohet si normale madje ekspertët presin një rritje edhe më të lartë. Por politikanët gjermanë paralajmërojnë se konjuktura e vitit 2006 nuk do të zgjasë deri më 2007, për shkak të rritjes së taksës së vlerës së shtuar. Rolf Bürkl thotë:

"Në fillim të viti 2007 do të kemi probleme për shkak të rritjes së taksës së vlerës së shtuar. Kjo vjen për shkak se nuk kemi eksperiencë me rritje të tilla taksash në Gjermani. Deri tani taksa e vlerës së shtuar rritej der më 1%, por këtë rradhë ajo do të rritet në 3%."

Politika do të kryhet tani në bazë të principit të shpresës. Sepse ka mundësi që konjuktura të zhvillohet edhe më mirë se ç´pritet gjatë vitit të ardhshëm. Në rast se ndodh kështu, atëherë firmat dhe konsumatorët privatë do të kenë më pak humbje me rritjen e taksës së vlerës së shtuar. Por nga ana tjetër rritja ekonomike sjell gjithmonë rritjen e çmimeve dhe si reagim edhe rritjen e kësteve, të cilat dikur ndalojnë rritjen e ekonomisë dhe zhvillimin normal të çmimeve. Pra rreziqe ka gjithmonë.

  • Data 30.12.2005
  • Autor Karl Zavadski
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqgs
  • Data 30.12.2005
  • Autor Karl Zavadski
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqgs