Në Tiranë rëndohet konflikti qeveri - media e pavarur | Ballkani | DW | 03.04.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Në Tiranë rëndohet konflikti qeveri - media e pavarur

Tatimorët vizitojnë kompaninë mediatike "TOP MEDIA"

Stenda e gazetave

Stenda e gazetave

Nje grup tatimoresh nga Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve ne Tirane deshtuan te marten te sekuestronte aparaturat e Digitalbit, pjese e kompanise mediatike „TOP MEDIA". Sipas tatimoreve kjo ishte nje mase ndeshkuese per shkak te moshlyrjes se detyrimeve fiskale ndaj shtetit.


Por tatimoret kane hequr dore nga kjo mase e jashtezakonshme nga kundeshtimi i drejtuesve te cilet u paraqiten atyre raportimin e nje kontrolli te meparshem ku nuk figuronte mospagim taksash. Ne mjediset e Digitalbit jane ndodhur te pranishem edhe deputete opozitare, te cilet u jane bashkuar kundershtimit dhe argumentave te drejtuesve per qendrim korrekt me shtetin lidhur me detyrimet fiskale.

Deputeti Spartak Ngjela u ka ofruar paleve ne konflikt ta cojne ceshtjen ne gjykate dhe te shmangin tensionimet spektakolare. Perballe nje reragimi te tille en block tatimoret jane larguar per tu drejtuar tek kanali televiziv Top Chanel, pjese e te
njejtes kompani mediatike.

Kontrollet e ndaj saj jane quajtur nga analiste te pavarur te Tiranes dhe nga opozita si mjete presioni te qeverise TOP MEDIA si reagim ndaj qendrimve kritike per qeverine dhe kreun e saj Sali Berisha. Por ministri i Finnacave Ritvan Bode iu kunderpergjigj ketij konstastimi duke e quajtur aktivitetin e komapnise nje biznes si gjithe te tjeret.

Ngjarja e ka kapercyer kufinjte e nje konflikti shqiptar media e pavarur – qeveri. Kryetarit te Parlamentit Belg, Herman de Croo, qe u ndodh te marten per nje vizite zyrtare ne Tirane, iu desh te pohonte rendesine e medias se pavarur kur iu kerkua
opinioni ne lidhje me incidentin. „Ndikimi i media ne jeten politike dhe ate publike eshte teper i rendesishem, tha de Croo. Ne Shqiperi media e pavarur luan nje rol kyc ne ecurine demokratike te vendit dhe garantimi i lirise se saj ka gjithashtu rendesi te posacme ne proceset integruese euro- atlantike.

Deklarimet e Herman De Croo, te marten ne Tirane, vijne pak dite pas ratifikimit qe Parlamenti i Belgjikes i beri MSA te BE me Shqiperine. Deshtimi i perpjekjes per sekuestrim te pajisjeve teknike te Digitalbit nga Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve e ka renduar edhe me tej konfliktin e nisur javen e kaluar mes qeveris edhe kompanise mediatike " TOP MEDIA".

Ne fillim te javes kryeministri Berisha akuzoi ne Parlament mediat e pavarura se jane te lidhura me interesa mafioze. Nderkohe qe opozita i kerkon te vertetoje akuzat dhe ti drejtohet organeve te drejtesise ne vend te asaj qe ajo e quan shantazh ndaj lirise dhe pavaresise se mediave.

  • Data 03.04.2007
  • Autor Ani Ruci
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArWt
  • Data 03.04.2007
  • Autor Ani Ruci
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArWt
Reklamë