Në takimin dyditor të Ministrave të Jashtëm të OSBE-së në Sofje u fol mbi situatën në Ukrainë | Bota | DW | 06.12.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Në takimin dyditor të Ministrave të Jashtëm të OSBE-së në Sofje u fol mbi situatën në Ukrainë

Në takimin e Ministrave të Jashtëm të OSBE-së në Sofje u diskutua mbi situatën në Ukrainë, duke u përpjekur ndërkohë për një zgjidhje paqësore të krizës në vend. Boris Tashjuk, përfaqësues i udhëheqësit të opozitës ukrainase Viktor Jushçenko kërkoi rritjen e numrit të vëzhguesve të OSBE-së në zgjedhjet që do të përsëriten në 26 dhjetor

Organizata për Siguri e Bashkëpunim në Evropë, OSBE është shprehur për një zgjidhje paqësore të krizës në Ukrainë. Në takimin dy ditor të Ministrave të Jashtëm të OSBE-së të filluar në Sofje, trojka e OSBE-së e përbërë nga Bullgaria, Hollanda, Sllovenia zhvilloi një takim të posaçëm me përfaqësues të opozitës ukrainase, me qëllim të diskutimit të situatës në këtë vend. Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Jan Kubish pritet të fluturojë sot për në Kiev, si i dërguar i posaçëm i OSBE-së, të kontribojë në zgjidhjen e krizës shtetërore në Ukrainë.
Boris Tashjuk, përfaqësues i udhëheqësit të opozitës ukrainase Viktor Jushçenko kërkoi rritjen e numrit të vëzhguesve të OSBE-së në zgjedhjet që do të përsëriten në 26 dhjetor. Ministri i Jashtëm i Bullgarisë, Solomon Pasi, ka shprehur mbështjetjen e tij për dërgimin e vëzhguesve të OSBE-së në Ukrainë dhe ju ka bërë thirrje shteteve anëtare të dërgojnë sa më shumë vëzgues të jetë e mundur, me qëllim që OSBE të përmbushë misionin e saj.
"OSBE-ja është e gatshme të ndihmojë. ajo do të dërgojë vëzhguesit e
saj në Ukrainë" -ka thënë Solomon Pasi. Ndërkohë Boris Tashjuk përfaqësues i udhëheqësit të opozitës ukrainase, përjashtoi mundësinë, që konferenca e OSBE-së në Sofje do të dalë me një deklaratë të posaçme për Ukrainën. "Disa shtete e kanë kundërshtuar këtë dhe nuk do të ketë një letër të tillë" tha Tarashjuk duke pasur parasysh Rusinë. Edhe ministrat e jashtëm të Francës dhe Austrisë, Mishel Barnjer dhe Benita Ferrero Valdner, u shprehën për një zgjidhje politike të krizës në Ukrainë. Po këtë qëndrim mbajti edhe kryesuesja e radhës së OSBE-së, Bullgaria.
Nën masat më të rrepta të sigurisë, priten të mbërrijnë në Sofje edhe Ministri i jashtëm amerikan para largimit Kolin Pauell, ministri i jashtëm rus, Sergej Lavrov si edhe ai gjerman Joshka Fisher.

  • Data 06.12.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArRT
  • Data 06.12.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArRT
Reklamë