Në Tajlandë vendoset ligji i luftës | Bota | DW | 20.09.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Në Tajlandë vendoset ligji i luftës

Pas puçit në Tajlandë ushtria mbylli të mërkurën më 29 shtator kufijtë veriorë me vendet fqinjë. Udhëheqja ushtarake deklaroi të rrëzuar kryeministrin Shinavatra, i cili ndodhej në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork

Tanku shkon drejt Zyrës së OKB-së në Bangkok, 19 shtator 2006

Tanku shkon drejt Zyrës së OKB-së në Bangkok, 19 shtator 2006

Tanket kanë vërshuar nëpër rrugët e Bangokut dhe ushtria ka marrë pushtetin në Tajlandë. Fjalën e ka tani gjenerali Sonthi, komandanti i parë suprem mysliman i forcave të armatosura. Një zëdhënës i puçistëve tha, se kryeminsitri Taksin Shinavatra është shkarkuar, për t´i dhënë fund krizës politike që vazhdon qysh prej një viti në vend.

Taksin, i cili ndodhet aktualisht në Nju Jork në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, u përpoq në mbrëmje që të telefonojë në televizionin tajlandez, për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në vend dhe për të treguar, se e ka situatën nën kontroll. Por në kohën që ai fliste transmetimi u ndërpre. Në fakt Taksin Shinavatra do të mbante të martën në mbrëmje më 19 shtator një fjalim përpara Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Fjalimi u anullua pak përpara orës që ish planifikuar.

Në mbrëmje vonë në kryeqytetin tajlandez, Bangok, vërshuan tanket që rrethuan selinë e qeverisë. Komandantët e forcave të armatosura shkuan në pallatin e mbretit për t´i raportuar atij. Në televizion u lexua deklarata dhe u shpall ligji i luftës. Ky është puç i parë ushtarak në Tajlandë qysh prej 15 vjetësh, por ndërkohë i 18 qysh nga viti 1932, kur vendi u shpall monarki ksuhtetuese.

Ushtria ka shfuqizuar kushtetutën e vitit 1997. Sot do të krijohet i ashtuquajturi "komisioni i reformave" dhe një qeveri tranzicioni. Sipas të dhënave të ushtrisë së shpejti do të ketë zgjedhje të reja. Ushtria nuk synon mbajtjen afatgjatë të pushtetit në Tajlandë. Shumë antarë të qeverisë së Taksin Shinavatrës janë arrestuar ose janë arratisur jashtë vendit. Sipas të dhënave të gazetës tajlandeze "The Nation", ndër të të tjerë është arrestuar edhe zëvendëskryeministri Shinhai.

Nënkryetari i partisë në pushtet dhe ministri i bujqësisë janë larguar dhe ndodhen në Paris. Ministri i mbrojtjes pas arrestimit ka mundur të arratiset dhe qëndron i fshehur në Veri të Tajlandës. Bashkëshortja e Taksin Shinavatrës është arratisur në Singapur. Gjeneralë madhorë që janë luajalë ndaj kryeministrit natën e shkuar organizuan një takim krize jashtë kryeqytetit.

Menjëherë pas shpalljes së puçit monedha tajlandeze pësoi një rënie historike të vlerës në bursën e Nju Jorkut. Ekonomia e vendit i trëmbet pasojave negative të situatës kaotike. E ditur bëhet se turistët nuk rrezikohen. Shumë shtete, ndër to edhe vendet evropiane, u kanë bërë thirrje qytetarëve të tyre që të kenë kujdes me udhëtimet në Tajlandë.

  • Data 20.09.2006
  • Autor Bernd Mush-Borovska
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArKP
  • Data 20.09.2006
  • Autor Bernd Mush-Borovska
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArKP
Reklamë