Në Spanjë zbulohet një celulë terroriste e llojit të veçantë | Bota | DW | 03.11.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Në Spanjë zbulohet një celulë terroriste e llojit të veçantë

Një lloj krejt tjetër i terrorizmit: me anë të hetimeve të gjykatësit hetues spanjoll, Baltazar Garson pak kohë më parë u zbulua një celulë terroriste islamike. Njëri nga personat e arrestuar ndodheshin për akte të tjera në burg, por me sa duket kishin planifikuar që prej tij akte terroriste


Planet e atentatit ndodheshin në sirtar, objektet e synuara të sulmit ndodheshin të gjitha në Madrid: gjykata më e lartë e cështjeve penale, disa stacione trenash dhe ndërtesa të larta, qendra e partisë konservatore popullore dhe jo së fundi stadiumi Santiago-Bernabeu. Sipas hetimeve të gjykatësit hetues spanjoll, Baltazar Garson secila nga këto ndërtesa me gjithë njerëzit brenda saj mund të bëheshin viktima të një celule terroriste islamike.

Të dyshuarit si anëtarë të kësaj celule janë arrestuar. Por ajo që të frikëson është se disa prej tyre ndodheshin prej një kohe të gjatë në burg. Arresti me sa duket nuk i ka penguar që të thurin edhe më tej plane, së bashku. Lajmet qarkullonin nga dora në dorë. Dhe heshturazi, celulat e burgut me sa duket janë shndërruar në celula terroriste. Një lloj krejt tjetër i terrorizmit, mendon Viktor Garcia Hidalgo, drejtor i përgjithshëm i policisë spanjolle.

"Bëhet fjalë për një terrorizëm shumë të pastrukturuar, i cili si fillim nuk orientohet në parime hierarkike, por vjen nga ekstremi i shoqërisë, si përshembull nga fusha e kriminalitetit të zakonshëm."

Në gjithsej 77 burgjet e Spanjës aktualisht ndodhen rreth 60 mijë të burgosur. Më shumë se një e dhjeta e tyre janë myslimanë. Shumica emigrantë që në thelb nuk kanë lidhje me aktivitete terroriste. Deliktet e tyre janë falsifikimi i dokumenteve ose tregtia e dokumenteve. Dhe megjithatë, këta njerëz në rrethana të caktuara me sa duket mund t'i radikalizosh. Por për ta arritur këtë, thotë një zëdhënës i autoriteteve të burgjeve, duhet të ekzistojë një drejtues me aftësi shumë të vecanta:

"Ai duhet të psikologjisë si duhet grupin. Të jetë në gjendje të ndërtojë marrëdhënie të caktuara. Dhe ajo që është më e rëndësishmja: ai duhet të jetë fetar. Sepse në një grup fetar vetëm një njeri që beson shumë arrin t'i bëjë pasardhësit e tij ta ndjekin deri në martirizim."

Disa nga këta drejtues, bëhet e ditura nga disa burgje, gati i detyrojnë ithtarët e tyre për të ndërmarrë vepra të tilla. Bashkëtëburgosurit janë detyruar të marrin pjesë në orë lutjesh. Kanë ndodhur edhe akte dhune, për shembull shkatërrimi i televizorëve, të cilët konsiderohen nga grupe radikale si simbol i dekadencës perëndimore.

Ministri i brendshëm i Spanjës, Hoze Antonio Alonso ka urdhëruar që të shtohen kontrollet brenda gjyqeve- deri në burgim izolimi për terroristët. Dhe në të ardhmen nuk duhet të koncentrohen kaq shumë terroristë në një burg. Nga 17 të burgosurit, për të cilët dyshohet se kanë marrë pjesë në atentatet e 11 marsit, 14 janë transferuar në burgje jashtë Madridit. Në mënyrë që të në të ardhmen, të mos jenë të paktën të rrezikshëm terroristët e arrestuar.

  • Data 03.11.2004
  • Autor Oliver Gaap
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArRj
  • Data 03.11.2004
  • Autor Oliver Gaap
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArRj
Reklamë