Në skandalin për programin për Irakun ″Programi naftë për ushqime″ janë përfshirë 22 firma nga 66 vende | Politika | DW | 28.10.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Në skandalin për programin për Irakun "Programi naftë për ushqime" janë përfshirë 22 firma nga 66 vende

Kjo bëhet e qartë nga një raport përfundimtar i një komisioni hetimor të pavarur, nën kryesinë e ish-drejtorit të bankës amerikane të bankënotave, Paul Volcker. Raporti me 632 faqe për korrupsion dhe rryshfete në zbatimin e programit më të madh të ndihmave në historinë e OKB-së u paraqit dje në Nju Jork.

Programi Nafte për ushqim, ditë pazari në Ghazi, 16 prill 1997

Programi "Nafte për ushqim", ditë pazari në Ghazi, 16 prill 1997

Edhe 63 firma gjermane- pa numëruar firmat e tyre bija dhe pjesëmarrje të tjera në botën e jashtme- gjenden nën 2.200 delet e zeza, të cilat i zbukuronin përmes pagimit të rryshfeteve bizneset e tyre me Sadam Huseinin, informon raporti i fundit dhe më i gjatë i Paul Volckerit. Profesori zviceran i drejtësisë, Mark Pieth, anëtar i komisionit tri vetësh hetimor:

"Edhe firma gjermane bëjnë pjesë në shoqëritë e mëdha industriale, për të cilat ne kemi besuar se në shtëpitë e tyre do të ishin në gjendje të drejtonin shpërdorime të tilla. Ka disa të cilat përmenden konkretisht në raport."

Dhe profesori zviceran i drejtësisë nuk druhet të përmendë edhe emra:

"Më duhet të përmend dy emra. Më vjen keq, por ja që kështu është puna: Daimler -Chrysler përmendet, edhe Siemensi gjithashtu."

Për të folur me shifra, paratë që kanë ardhur direkt nga Gjermania mund të konsiderohen vetëm kacidhe. Por po të hedhësh vështrimin tek ajo që kanë bërë degët e Siemensit në Turqi ose në Francë, atëherë përballemi me shifra shtatëshifrore dollarësh. Për miliona mund të bëhet fjalë edhe në rastin e bizneseve të tërthorta të Daimlerit.

Në formë të shtypur paraqiten edhe përgënjeshtrimet e firmave gjermane. Siemens-i i sheh kritikat si të pajustifikuara, Daimlerin e shqetëson fjala "në mënyrë të ndërgjegjshme" në raport. Hetuesit zviceranë kjo nuk i impresionon:

"Dokumentat, tek të cilat mbështetemi ne, janë në dispozicion dhe mund të shihen. Ne kemi gjurmët në letër dhe gjurmët në mallra. Shpesh pyetja që shtrohet është: a dihej me të vërtetë se cfarë bënte konkretisht agjenti në Lindjen e Mesme?"

Gjithsej bëhet fjalë për 1,8 miliardë dollarë, të cilat Iraku i ka marrë si parapagim ilegal- dhe 22 milionë nga këto i ka marrë nga firmat gjermane. Kjo është vetëm një pjesë e ajsbergut, këto shifra janë vetëm pagesat e shoqërivë mëma. Ato mund t'i lexosh si "kush ë shtë kush"- para së gjithash në degën e farmaceutikës, mjekësisë, optikës, dhe ndërtimit. Dhe këto firma i kërcënon sipas Piethit edhe në Gjermani përballja me prokurorin:

"Normalisht ekzistojnë ligje kundër thyerjes së bllokadës, edhe ligje penale. Eshtë shumë e mundur që të hapet një procedurë penale kundër këtyre firmave. Besoj se raporti ynë mjafton si dyshim fillestar për nisjen e një procesi penal"

Akoma më të mëdha kanë qenë fitimet e Sadam Huseinit nga tregtia e naftës. Vetëm kontrabanda i ka sjellë atij 11 miliardë dollarë. Një burim, që megjithë sanksionet lulëzonte gati publikisht, meqenëse fuqitë me të drejtë vetoje dhe partnerët që ndërroheshin në KS të OKB-së bënin sikur nuk shikonin:

"I gjithë KS i OKB-së e kishte të qartë se cfarë po bëhej këtu. Dhe do të kishte qenë në gjendje ta bllokonte këtë punë"

Si përfundim, anëtari i komisionit Pieth thotë:

"Unë kam nxjerrë dy mësime për vete. I Pari është se OKB-ja është e organizuar shumë keq, fatkeqësisht.Së dyti është zhgënjimi, që 2.200 firma ishin të gatshme të merrnin pjesë në korrupsion. Thjesht, sepse kështu ato mund të fitonin para."

  • Data 28.10.2005
  • Autor Rainer Sütfeld
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqsm
  • Data 28.10.2005
  • Autor Rainer Sütfeld
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqsm