Në Shqipëri do të ngrihet një njësi e Posaçme për të luftuar korrupsionin | Ballkani | DW | 22.05.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Në Shqipëri do të ngrihet një njësi e Posaçme për të luftuar korrupsionin

Në Njësinë e Posaçme do të ketë pjesëmarrës nga ministritë e Brendshme dhe e Financave, Prokuroria dhe Shërbimet Sekrete

Ministria e brendshme, Tiranë

Ministria e brendshme, Tiranë

Njesia e posacme e luftes kunder krimit ekonomik dhe korrupsionit fut ne loje ndaj ketyre fenomeneve gangrene te shoqerise shqiptare eksperte nga Ministria e Brendshme, ajo e Financave, Prokuroria e Republikes dhe Sherbimi Sekret. Mbeshtetja e SHBA dhe Komisionit Europian ne kete nisme te re synon bashkeveprimin institucional mes organeve pergjegjese.

Per ambasadoren amerikane ne Tirane, Marsi Ris “ekzistojne shume menyra per te luftuar korrupsionin dhe krimin ekonomik, por menyra me efektive eshte ajo e hetimit dhe denimit te shkelesve te ligjit. Kjo kerkon shume aftesi dhe durim.

Kerkon hetues dhe prokurore profesioniste. Me kurajo dhe te perkushtuar qe punojne se bashku”. Pikerisht sipas Ris, kjo njesi e sapo formuar perben nje perpjekje per te institucionalizuar kete bashkepunim. Nderkohe qe shefi i zyres se Komisionit Europian ne Shqiperi, ambasadori Helmut Lohan vuri ne dukje se kjo strukture “do te krijoje besim ne funksionimit te sistemit te drejtesise. Do te krijoje besim dhe nepermjet operatoreve ekonomike dhe do te rrise interesimin e bizneseve me shqiptaret dhe ne Shqiperi”.

Drejtuesit e Ministrise se Brendshme dhe te Prokurorise se Republikes edhe ne promovimin e njesise se posacme te luftes kunder krimit ekonomik dhe korrupsionit nuk harruan zakonin e vjeter te hedhjes ne menyre te ndersjellte te pergjegjesise
per defektet qe vihen re.

Njesia do te nise zyrtarisht nga puna ne muajin shtator dhe ajo do te mbeshtetet me programe kualifikimi dhe llogjistike nga SHBA dhe Komisioni Europian.

  • Data 22.05.2007
  • Autor Arben Muka
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArVG
  • Data 22.05.2007
  • Autor Arben Muka
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArVG
Reklamë