Në shkollat bavareze do të hyjnë vetëm ata që dinë gjermanisht | Gjermania | DW | 06.04.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Në shkollat bavareze do të hyjnë vetëm ata që dinë gjermanisht

Landi gjerman i Bavarisë, i cili qeveriset nga CDU ka vendosur të garantojë disiplinë dhë rregull në shkolla. Kabineti i Mynihut morri vendim që çdo fëmijë i huaj i cili do të hyjë në shkollën fillore, duhet të japë më parë provimin e gjuhës gjermane. Ata fëmijë që nuk do ta marrin këtë provim, duhet të ndjekin një kurs intensiv gjuhësor.

Të huajt duhet të mësojnë gjermanishten

Të huajt duhet të mësojnë gjermanishten

Bavaria do të vendosë sanksione ndaj atyre që nuk pranojnë të integrohen. Kabineti i Mynihut vendosi ta ndryshojë ligjin për arsimin dhe mësidhënien në shkollat bavareze. Sipas këtij vendimi, në shkollë do të shkojnë vetëm ata fëmijë që dinë gjermanisht. Fëmijët e migrantëve do të duhet të marrin pjesë në një provim gjuhe, përpara se të hyjnë në shkollën fillore. Bavaria është landi i parë gjerman që merr një vendim të tillë. Fëmijët që nuk e marrin provimin, do të duhet të ndjekin një kurs intensiv guhësor prej 160 orësh mësim. Kryeministri bavarez Edmund Stoiber shpjegon:

"Fëmijët që nuk dinë gjermanisht edhe pas absolvimit të këtij kursi, nuk do të shkollohen në një shkollë fillore, por në një shkollë të veçantë, në të cilën do të ndiqen mënyra më socialpedagogjike mësidhënieje."

Në rast se një fëmijë nuk di gjermanisht në mënyrë të mjaftueshme, atëhere shkollat fillore duhet ta informojnë menjëherë zyrën për të huajt. Prindërit e huaj që nuk do t´i lejojnë fëmijët të marrin pjesë në kursin e gjermanishtes, do të paguajnë gjobë. Madje Stobier është i gatshëm për masa edhe më të rrepta:

"Në rast se dikush nuk do të pranojë të integrohet, atëherë do të mendojmë sanksione të reja që nga ato sociale e deri në ekstradim nga vendi."

Por Ludvig Unger, zëdhënës i shtypit të ministrisë bavareze shtetërore, shpjegon në një intervistë me Deutsche Wellen, se landi i Bavarisë kërkon në rradhë të parë integrimin e suksesshëm të fëmijëve të migrantëve:

"Duhet të theksoj se qëllimi kryesor i qeverisë së Bavarisë është, që njerëzit që vijnë këtu e sidomos fëmijët që do të vizitojnë shkollat vendore, të kenë sukses si në shkollë ashtu edhe në punë. Por kjo mund të arrihet vetëm në rast se këta njerëz dinë të flasin gjermanisht, apo të paktën të kuptojnë gjuhën e vendit"- thotë Unger.

Por partia gjermane social demokrate SPD, fraksioni i të gjelbërve dhe shoqata turke në Gjermani e kritikojnë ashpër vendimin e qeverisë bavareze. Madje Unioni i Demokratëve Europianë-Turq kërkon marrjen mbrapsht të këtij vendimi. Kryetari i këtij unioni, Fevzi Cebe, thotë se politika nuk mund të kryhet me parrulla:

"Arsimi është një gjë shumë e rëndësishme. Por ne kërkojmë që mësimi i gjuhës së mëmës të kryhet që në moshën e kopshtit. Por shumica e gjermanëve nuk e kuptojnë rëndësinë që ka mësimi i gjuhës amtare dhe ndoshta duhet t´i shpjegojmë së pari Edmund Stoiberit, se përse është kaq i rëndësishëm ky mësim."

Edhe Faru Sen, drejtori i Qendrës së Essenit për Studime Turke, e kritikon vendimin e kabinetit qeveritar bavarez:

"Vendimi i ri i këtij kabineti qeveritar është i trishtueshëm dhe për të ardhur keq. Një politikë e tillë nuk mund ta mbështesë integrimin e migrantëve."

  • Data 06.04.2006
  • Autor Yesim Kasap
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar0w
  • Data 06.04.2006
  • Autor Yesim Kasap
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar0w